E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e përkthyesve iu vihet në dispozicion gjykatave



Laureta Rryçi

Tiranë - Ministria e Drejtësisë përcakton përkthyesit që do të thirren nga gjykatat nga shtatori deri në dhjetor të këtij viti. Burime pranë këtij dikasteri shpjeguan dje se lista me emrat e përkthyesve, sipas gjuhëve, i është dërguar në rrugë zyrtare të gjitha gjykatave. Kjo listë është e detyrueshme për të gjitha ato raste kur gjykatat duan të përpilojnë letër-porosi për të pandehurit apo të përkthejnë materiale të domosdoshme për procesin gjyqësor. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë këtë listë me emrat e përkthyesve dhe po e boton në numrin e sotëm.
Pagesa
Përkthimi i dokumenteve zyrtare shpërblehet për faqe kompjuterike. Faqja kompjuterike përmban 2200 (dy mijë e dyqind) shkronja e shenja duke përfshire dhe ndarjet e nevojshme te materialit të shkruar në fjalë, kryeradhë, paragrafë, kapituj dhe pjesë. Skicat, fotot, tabelat e skemat që përfshihen ne tekstin e përkthyer llogariten e shpërblehen mekanikisht si faqe kompjuterike sipas vendit qe zënë ne tekst. Tarifa e shpërblimit për përkthyesit e jashtëm për përkthimin e dokumenteve zyrtare nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe është 1000 (një mijë) lekë për faqe. Tarifa e shpërblimit për përkthyesit e jashtëm për përkthimin e dokumenteve zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhën e huaj është 1300 (një mijë e treqind) lekë për faqe. Përkthimi ne konferenca apo takime të ndryshme në të cilat Ministri i Drejtësisë apo persona të autorizuar prej tij marrin pjesë, llogaritet mbi bazën e kohës fizike të shpenzuar. Një orë përkthim shpërblehet me 3000 (tre mijë) lekë.
Kontrata
Pagesa për përkthimin behet në përputhje me kontratën tip që lidhet midis palëve, në CASH ose me transfertë bankare, jo më vonë se 30 ditë nga marrja në dorëzim e materialit të përkthyer nga Drejtoria e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar dhe daljes së Urdhrit të Ministrit te Drejtësisë për këtë qëllim. Mënyra, kushtet dhe afatet e realizimit të përkthimit të dokumenteve zyrtare rregullohen shprehimisht në kontratën tip që lidhet midis palëve për përkthimin e dokumenteve zyrtare. Në rastin kur të tretët kërkojnë një përkthim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë, tarifa e përkthimit zyrtar që duhet të paguajnë të tretët, për përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj është 1800 (një mijë e tetëqind) lekë për faqe. Për përkthimin nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe tarifa e shpërblimit është 1300 (një mijë e treqind) lekë për faqe. Mënyra, kushtet dhe afatet e realizimit të përkthimit zyrtar për të tretët rregullohen në kontratën tip që lidhet midis palëve.

Lisa e emrave të përkthyesve sipas gjuhëve

GJUHA ANGLEZE
Adelina Albrahimi
Alketa Dumani
Artur Hadaj
Artur Jaupaj
Besa Gjyli
Daniela Hasa
Diana Dervishaj
Edmond Cane
Eliona Haxhiaj
Elton Xhembulla
Erida Prifti
Ermal Celi
Esmeralda Subashi
Etleva Babameto
Gentiana Hysaj
Gentiana Kacaj
Hortenc Balla
Ilir Marleka
Iris Klosi
Julian Hasa
Kastriot Zifla
Koço Bendo
Mira Zgjani
Mirela Prifti
Odeta Kerxhaliu
Rajmonda Kecira
Reidona Haxhiu
Silvana Dervishi
Spiro Gjika
Violeta Shaba
GJUHA GJERMANE
Brikena Kadzadej
Ergys Prifti
Erta Spaho
Greta Janaqi
Neviana Dosti
Simo Vogli
Sonila Sadikaj
GJUHA ITALIANE
Alba Çela
Alban Dauti
Albana Dauti
Albana Pango
Alketa Ylli
Alma Sinanaj
Anila Berberi
Anila Ismailaj
Arben Skendaj
Arta Qendro
Eliana Lacej
Enid Zoto
Enkela Dalipi
Erion Kabaj
Irena Lama
Lura Kraja
Marilda Gjencaj
Mirela Papa
Renata Kristo
GJUHA FRËNGE
Agron Agalliu
Dhurata Hoxha
Jetnor Isufaj
Lindita trashani
Lorena Dedja
Mirigleta Hyso
Mirela Furxhi
Rudina Podgorica
Saverina Pasho
Svetlanda Roko
Violeta Kraja
GJUHA GREKE
Aristotel Spiro
Briseida Nina
Lasko Nasti
Marjana Bonjaku
GJUHA TURKE
Adriana Zela
Manjola Sopoti
Nazmi Daka
GJUHA SPANJOLLE
Admira Nushi
Anastasi Prodani
Serxho Rama
GJUHA SERBO- KROATE
Hajredin Qyshka
Hare Bilali
Ismet Topi
GJUHA MAQEDONASE
Valetina Nestor
Zhuljeta Neziraj
GJUHA RUSE
Alma Pinari
Avni Xhelili
GJUHA BULLGARE
Gentian Koçi
Janka Selimi
GJUHA RUMUNE
Brunilda Duraj
Suela Rira
GJUHA ARABE
Gentian Fejzullai
GJUHA ÇEKE
Hilmi Bimbashi
GJUHA HUNGAREZE
Endrit Kromidha
GJUHA POLAKE
Irini Vasi
GJUHA HOLANDEZE-FLAMANÇE
Irena Rama
GJUHA DANEZE
Mirela Pengili
GJUHA PORTUGEZE
Ilirjana Agalliu

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›