E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, 49-vjeçari denoncon dhunën, ishte rrahur në komisariat



TEPELENË - Sërish akuza për ushtrim dhune ndaj qytetarëve nga ana e uniformave blu, këtë radhë në Tepelenë. Një 49- vjeçar nga Gjirokastra, denoncon se është rrahur me mjete të forta në ambientet e Komisariatit të Tepelenës nga policë e civilë. Viktima ka denoncuar në Prokurorinë e Gjirokastrës si shkaktar të dhunës Argjir Çelën funksionar në Policinë e Tepelenës dhe personat e tjerë të cilët kanë ushtruar dhune ndaj tij në ambientet e brendshme të Policisë së Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në qytetin e Tepelenës ku Argjir Çela oficer policie komandant i Policisë së Rendit është konfliktuar me Bexhet Serjanin në një lokal në qytetin e Tepelenës. Shkaku sipas të dëmtuarit pretendohet se ka qenë thyerja e qëllimshme e xhamit të makinës së tij disa kohë më parë për të cilën ai akuzon Çelën. 49-vjeçari Bexhet Serjani ka bërë kallëzim penal ndaj oficerit të policisë duke marrë si garanci edhe raportin mjeko-ligjor nga specialistët ku duken qartë shenjat e dhunës në trup. Ndërkaq nga ana e vet policia e Gjirokastrës ka deklaruar se për këtë ngjarje është ngritur një grup specialistësh për hetimin e çështjes ndërkohë që është pezulluar nga detyra oficeri i policisë Argjir Çela deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes nga ana e organeve të drejtësisë.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›