E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat me uniforme policie


Zëvendësministrja e Brendsme Iva Zajmi, gjatë një komunikimi për mediat deklaroi se, do të ndryshojë rregullorja për pranimin e grave dhe vajzave në polici, duke u dhënë lehtësi atyre.

Sipas Zajmit, marrja e lejes së drejtimit të automjeteve ka qenë një ndër problemet dhe kjo është shtyrë që aplikantet nëse fitojnë, mund ta marrin lejen e drejtimit të automjeteve në një kohë të dytë.

Ajo ka bërë thirrje gjatë një fushate sensibilizimi për gratë dhe vajzat, që të aplikojnë deri në datën 18 nëntor në drejtoritë e policive të zonës ku banojnë.

Zajmi deklaroi se Shqipëria ka një numër të ulët të femrave në radhet e saj.

“Janë disa masa lehtësuese si ajo për paraqitjen në një kohë të dytë për dhënien e patentës, apo masat që do të jenë në vijim si ato për fituesit, një për djem dhe një për vajza. Prania e femrave në polici është 10 për qind, mjaft e ulët krahasuar me vendet e rajonit”, tha Zajmi.

Drejtuesit e policisë mendojnë se prania e femrave nuk do të sjellë ndonjë ulje të eficencës së punës, por do të ndihmojë sidomos në komunikimin me publikun.

“Presupozohet që të ketë edhe femra, pasi mund të përballin më mirë punën e marrëdhënieve me publikun. Ne synojmë ta shtrijmë planin në gjithë Shqipërinë”, tha zyrtari i policisë, Rasim Borishi. Gjatë këtij viti pranimi në shkollën e policisë do të jetë vetëm për femra.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Fakte për manipulimin e votës në Kuvend
Aleanca Kuq e Zi ka publikuar të tjera prova që vërtetojnë se votimi i datës 7 korrik 2011 për ligjin e censusit në Parlamëent është i manipuluar. Lushnjë, dyfishohen eksportet bujqësore
22 mije ton perime dhe fruta rezultojne të jenë eksportuar këtë vit nga fermeret e Lushnjës. Kjo sasi eshte dyfishi eksporteve te nje viti me pare.
Helmohen dasmorët, 30 persona të intoksikuar
Rreth 30 dasmorë nga Berati kanë ngelur të intoksikuar në një dasmë në Divjakë të Lushnjes, ndërkohë që 10 prej tyre ndodhen pranë spitalit infektiv në Berat duke marë ndihmën mjeksore. Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi

Qyetaret që prej vitesh banojnë në pallate të pahipotekuara, në muajin nëntor do të nisin të pajisen me certifikatë pronësie pavarësisht shkeljeve që mund të ketë bërë ndertuesi. Tiranë, ndryshon sheshi Skëndërbej
Bashkia e Tiranës nis punimet në sheshin Skëndërbej për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.


Lajmet kryesore

Kuvend, debate mes maxhorancës dhe opozitës
Ruci: Të zgjidhim krizën, Patozi: Jo pazar me integrimin
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Fakte për manipulimin e votës në Kuvend
Vlorë, digjet endacaku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›