E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet PS nuk jep voten


Duhej të ishte gongu që do të kishte hapur votimin për miratimin e ligjeve me 3/5, një sinjal që Bashkimi Europian e pret për të parë nëse politika është e gatshme të bashkëpunojë për integrimin. Por kjo nuk ndodhi.

Socialistët kërkuan tërheqjen e këtyre projektligjeve dhe nisjen e negociatave për kërkesat e tyre, që nisn me miratimin e ndryshime të propozuara për rregulloren e Kuvendit.

Për mazhorancën, ky qëndrim nuk është vecse një bllokim i ri për integrimin, në mënyrë që Shqipëria të mos marrë sërish statusin e vendit kandidat.

“Ne kërkuam prej vitit 2009 që kriza politike, që është bërë shkak për mbylljen e dyerve në Bashkimin Evropian, të mbyllet. Ne kërkuam prej vitit 2009 që kriza politike të mbyllet. Ne duam të negociojmë, por juve vetë thoni se opozita nuk do të bisedojë. Problemet e parlamentarizimit nuk i krijoi opozita

Gramoz Ruci
Kryetar i grupit parlamentar, PS Ne duam të negociojmë, por juve vetë thoni se opozita nuk do të bisedojë. Problemet e parlamentarizimit nuk i krijoi opozita”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci.

“Ta votojmë ligjin, pa humbur kohë. Të votojmë kë dëshironi, avokatin e popullit, të ngremë komisionin e reformës zgjedhore, sot. Mos e bllokoni Shqipërinë. Kjo është në dorën tuaj”, replikoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Projektligjet me tre të pestat u shtynë për në seancën tjeter, por kjo nuk do të thotë se domosdosshëmrisht do të miratohen. Vecanërisht, pasi në fjalimet e të dyja palëve hyri edhe cështja e presidentit.

“Kemi qenë edhe ne në mazhorancë, kemi pasur shumicë për zgjedhjen e presidentit me 84 vota, por ne negociuam një javë me ju. Uluni ju tani, negocioni”, iu drejtua Ruci mazhorancës.

“Ne kemi propozuar që të nisin negociatat për presidentin e ardhshëm dhe cështje të tjera. Por ne jua përsërisim, nuk do ketë pazar me integrimin, nëse ju e konsideroni si tender. Gaboheni rëndë”, iu përgjigj Patozi-Rucit.

Tani për tani, duket se e vetmja pyetje që janë gati t’i japin përgjigje politikanët është kush e ka fajin? Dhe natyrisht duan të bindin shqiptarët se asnjëra palë nuk është përgjegjëse.

“Ne do ta falenderojmë Edi Ramën që më në fund u tregua i ciltër, pas gjithë këtyre viteve që hodhi poshtë votën e qytetarëve”, tha Patozi.

“Ju keni ardhur sot që t’i paraprini mbledhjes së radhës së progres-raportit, që përgjegjësinë të na i lini neve. Por në Evropë dhe në botë s’ka budallenj për ta besuar këtë”, u përgjigj Ruci.

Por duke qenë se nuk ka një matës më të mirë për zgjuarsinë politike të një populli, të gjithë do të duhet të presim zgjedhjet parlamentare të 2013-ës për të kuptuar rezultatin e sondazhit kush e ka fajin. Reformat
Patozi: Opozita nuk po kryen detyrën
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
Berisha: Opozita qëndrim bllokues

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Edhe pse opozita e kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve, maxhoranca e miratoi draftin në punimet parlamentare të së enjtes, Kur do marrë fund lufta e pushtetit kundër “Top Channel”-it?
Mustafa Nano - Po ndiqja parmbrëmë në TV ngjarjen në ish-Kinostudio, dhe të them të drejtën, ish një ngjarje që më kapi në befasi. Me vendimin për të prishur Piramidën, e quaja të mbyllur historinë e karfosjes mes pushtetit të Berishës dhe “Top Channel”-it. Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Një përpjekje e Teheranit për t’ju afruar Shqipërisë, u ndoq me shumë vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretarja Clinton i kërkoi qeverise shqiptare të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje me Iranin. Arsimi publik është në duar të militantëve
Mustafa Nano - Dje, në “Shqip” ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

Lajmet kryesore

Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
“Të ndryshojë politika e bllokimeve”
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Fakte për manipulimin e votës në Kuvend
Vlorë, digjet endacaku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›