Femrat politikane, dyshime për përfaqësimin në nivelin 30% në Kuvendin e ri
Ambasadori Uidhers inkurajon përfaqësimin: “Duhet të kaloni çdo pengesë”. Kodi sanksionon përfshirjen 30% të grave në lista, jo në Parlament
Shaban Sulçe
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, inkurajon përfaqësimin në nivelin 30% të politikaneve gra në garën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por pavarësisht inkurajimit të ambasadorit amerikan dhe të sanksionimit në Kod të këtij niveli përfaqësimi, femrat politikane shprehen skeptike në përfaqësimin e tyre real në Parlamentin e ri që do të krijohet në zgjedhjet e vitit 2009. Ato kanë deklaruar se edhe pse liderët e partive të tyre mund të jenë të detyruar nga Kodi t’i përfshijnë në nivelin 30% të listave të kandidatëve, renditja e tyre në këto lista mund të jetë në vende të tilla, sa të mos garantojë këtë nivel përfaqësimi në Kuvend.
Uidhers
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers, inkurajoi angazhimin e gruas shqiptare në jetën politike, përfshirë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë qëndrim, Uidhers e bëri të ditur gjatë Forumit të hapur me temë “Fuqizimi politik i gruas”. Uidhers tha se Shqipëria ka pasur gjithmonë gra të shquara dhe kontributi i tyre duhet të jetë më i lartë në forume të ndryshme, përfshirë edhe Parlamentin. “Tani është koha t’u japim shpresë grave të reja dhe është me rëndësi parësore arsimimi i tyre, që është themeli i të kuptuarit të gjithçkaje që dëshironi, është themeli i aftësive tuaja, për të arritur atë që i keni vënë qëllim vetes për të ardhmen. “Shqipëria sapo ka marrë një hap të rëndësishëm përsa i përket përfaqësimit të grave në procesin politik. Dua të vë theksin te fjala 30 për qind. Kjo shifër duhet të jetë minimumi i përfaqësimit të grave dhe jo maksimumi”. Duke përmendur Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, që nuk u ndal para çdo pengese e paragjykimi, Uidhers theksoi: “Nuk duhet ndalur para asnjë pengese. Gruaja shqiptare do të mund të kontribuojë në zhvillimin e vendit, duke u bërë një aktor kryesor në të”.
Diskutimet
Shumë nga politikanet gra, përfaqësuese të të gjitha forcave politike, pjesëmarrëse në takimin e zhvilluar dje, kanë shprehur skepticizmin e tyre në lidhje me përfaqësimin 30% të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Ato kanë deklaruar se Kodi i ri Zgjedhor vërtet garanton nivelin 30% të kandidimit të tyre në zgjedhjet e ardhshme, por sipas tyre ky nivel përfaqësimi nuk mund të jetë i njëjtë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo për arsyen sepse shumë nga kandidatet gra të partive politike, përfundojnë në vendet e fundit të listave të kandidatëve për deputet që hartohen nga partitë politike.
Kodi
Neni 67 i Kodit të sapomiratuar Zgjedhor përcakton që për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Ndërsa për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, një në çdo tre emra në listë duhet t’i përkasë secilës gjini. Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Tashmë, pas miratimit të përfaqësimit të grave në politikë në masën 30 për qind, edhe Shqipëria, si të gjitha vendet e rajonit, por edhe të Europës, do të bëjë të mundur të përmirësojë pikën më të dobët, përfaqësimin gjinor, për të cilën kritikohej në çdo raport. Tendenca për pjesëmarrjen e grave në poste të rëndësishme në qeverisjen e shtetit është një tendencë e re që ka marrë vrull vitet e fundit në shumë vende të botës.
26 Nentor 2008