Vllaznia, emra big-ësh në merkatoTre lojtarë cilësore priten të përforcojnë reparet e sulmit dhe mesfushës, dy më të kritikuarit.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Vllaznia (vendi i 10-të, 11 pikë) është shfaqur shumë e dobët në fazën e parë, në raport me atë skuadër të vitit të kaluar (vendi i dytë, 21 pikë).
Edhe pse ka pasur gjatë 11 javëve të para dy trajnerë në drejtim (Hasan Lika, 5 javë; Roland Luçi, 6 javë), 9-herë kampionët e Shqipërisë kanë bërë një nga sezonet më të këqija.
Gjatë merkatos dimërore drejtuesit kuqeblu kanë menduar për merkato të fuqishme, që sipas burimeve pranë skuadrës shkodrane fokusi është drejtuar nga Mali i Zi.
Tre lojtarë cilësore priten të përforcojnë reparet e sulmit dhe mesfushës, dy më të kritikuarit.
Vllaznia ka shënuar vetëm 6 gola, sulmi më i keq në kampionat së bashku edhe me Gramozin (po 6 gola.
Por, ajo që bie në sy është fakti se Vioresin Sinani, 3-herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (2 herë me Vllazninë e 1 herë më Tiranën), nuk ka shënuar asnjë gol, ndërkohë që talenti 19-vjeçar Bekim Bala, me 3 gola të realizuar, është dhe golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Numri i klikimeve - 1224
E Marte, 24 Nentor 2009