Këpuca e artë, Bakaj apo Sefa?Lojtari i fundit i Dinamos, që ka mundur të fitojë "Këpucën e artë" daton gati 35 vjet më parë, në sezonin 1975-1976, kur Ilir Përnaska shënonte atë sezon 18 gola.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Dinamo (vendi i parë, 29 pikë) është dhe skuadra më prodhimtare në kampionat gjatë 11 javëve të para: 21 gola. Por, ajo që po spikat në kampin blu është “lufta” për “këpucën e artë” të kampionatit.
Dy lojtarë titullarë të formacionit të Shkëlqim Muçës, Elis Bakaj dhe Fatjon Sefa kanë shënuar të njëjtin numër golash, nga 6, duke marrë dhe kryesimin e golashënuesve.
Në lojë janë dhe 22 javë kampionat, por cili mund të jetë fituesi i “Këpucës së artë” të sezonit 2009-2010, shtatshkurtëri virtuoz Bakaj apo gjiganti vrasës Sefa.
Sa për statistikë: lojtari i fundit i Dinamos, që ka mundur të fitojë Këpucën e artë daton gati 35 vjet më parë, në sezonin 1975-1976, kur Ilir Përnaska shënonte atë sezon 18 gola.
Edhe një e dhënë tjetër: Dinamo ka 4 lojtarë që e kanë fituar “këpucën e artë”: Ilir Përnaska (6 herë rresht, nga sezoni 1970-1971 deri në sezonin 1975-1976), Saimir Dauti (1965-1966, 13 gola), Stavri Lubonja (1959, 11 gola) dhe Skënder Jareci (1955, 23 gola).
Numri i klikimeve - 1223
E Marte, 24 Nentor 2009