E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata refuzoi apelin e Tymoshenkos

Gjykata Supreme e Ukrainës ka refuzuar apelin e ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko, kundër dënimit shtatëvjeçar me burg, nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata e lartë ka marrë vendimin në Kiev.

Tymoshenko është futur në burg që nga dënimi i saj në tetorin e kaluar në lidhje me një marrëveshje gazi të arritur me Rusinë sa ishte kryeministre, në vitin 2009.

Qeveria tha se marrëveshja ka minuar interesat kombëtare të Ukrainës.

Ekipi mbrojtës i Tymoshenkos tha se negociimi i marrëveshjes me Rusinë ka qenë akt politik dhe nuk ka të bëjë asgjë me veprime kriminale.

Tymoshenko tha se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Janukovic, i cili e mposhti atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Përndjekja e Tymoshenkos është dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›