Rosicky kërkon largim nga Arsenali

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 19:30
Arsenali mund të merr një tjetër goditje të fuqishme në procesin e rindërtimit të ekipit pasi Tomas Rosicky thuhet se dëshiron të largohet nga klubi pas interesimit nga klubi gjerman Wolfsburg.
Reprezentuesi çek ka vuajtur nga lëndimet e shpeshta pas transferimit në Arsenal nga Borussia Dortmund më 2006 dhe e përditshmja gjermane Bild ka njoftuar se ai mund të kthehet në Gjermani pasi menaxheri i tij është parë në takim me përfaqësues të Wolfsburgut.
Rosicky nuk ka vend të sigurt në formacionin bazë të Arsenalit nga i riu Aaron Ramsey.