Projekti "Folding" fiton konkursin ndërkombëtar për sheshin Iliria në Durrës

>Transformimi i sheshit Iliria, në dorë të studios nga Roma
Projekti Folding i studios Michele Cro nga Roma ka fituar në konkursin ndërkombëtar për rivitalizimin e sheshit qendror Iliria në Durrës. Pas një pune të gjatë dhe pas shumë diskutimesh të jurisë, në fund përfaqësuesi i saj Roço Maragna në prani të kryebashkiakut Vangjush Dako dhe të 5 firmave finaliste ka shpallur fituesin që ishte projekti Folding. Në argumentimin e bërë nga juria ndërkombëtare thuhet se ky ishte projekti që mund ti përshtatej më mirë qendrës dhe zbatonte plotësisht pikat e kërkuara në ruajtjen e trashëgimisë historike, por edhe të jepte disa zgjidhje urbane. Kjo juri kishte vlerësuar se ky projekt kishte një cilësi të lartë urbane dhe krijonte raporte të shkëlqyera midis ndërtesave ekzistuese si dhe midis traditës dhe modernes. Bashkia e Durrësit ka mbyllur kështu fazën e fundit të konkursit ndërkombëtar për rivitalizimin e sheshit Iliria, konkurs, i cili përveç vlerësimeve të ekspertëve ka kaluar seanca të shumta diskutimesh publike midis qytetarëve të Durrësit. Në fjalën e tij në ceremoninë e shpalljes së fituesit kryebashkiaku Vangjush Dako, pasi kreu përshëndetjen e rastit deklaroi se në moton Durrësi nuk ndalet më është ndërmarrë ky konkurs ndërkombëtar që do të ndryshojë faqen pjesës qëndrore të qytetit Këto 5 projekte janë shqyrtuar nga juria, e cila përbëhet nga 7 anëtarë dhe presidenti i nderit që është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Anëtarët e kësaj jurie ishin arkitekti Alain Coussaran nga Franca, arkitekt Luca Zevi i Institutit Kombëtar Italian të Arkitekturës, Alberto Monti i cili është arkeolog në Universitetin e Parmës, arkitekti Roço Maragna nga Kanadaja, kritiku i artit Edi Muka, arkitekti Viktor Dhimgjini dhe arkitekti Marin Biçoku nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në lidhje me rivitalizimin e këtij sheshi administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë të përafërt prej 5 milion euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta. Ruajtja e trashëgimisë kulturore të lashtë duke i dhënë gjallëri qendrës së ardhshme të qytetit antik përbënte një nga synimet kryesore të organizatorëve të këtij konkursi ndërkombëtar.
Projekti fitues Folding
Projekti me moton Folding është punuar prej studios së arkitekturës Michele Cro nga Roma. Kjo studio e drejtuar nga Michele Cro dhe bashkëpunëtore me studion Idea Verde ka punuar projekte sheshesh publikë dhe godina të ndryshme në Romë, Venezia, Barcelonë etj. Ky projekt parashikon disa rreshta pemësh në anën lindore si një vend pushimi i ndarë nga rruga e makinave, në pjesën perëndimore një shëtitore si dhe krijon një raport perfekt të sheshit me xhaminë duke e ngritur nivelin e sheshit rreth e rrotull xhamisë dhe nën këtë pjesë të ngritur do të kryhen funksione të përditshme qytetare. Ndërkaq në pjesën midis Bashkisë dhe pallatit të kulturës ky projekt parashikon një park shplodhës me pemë të shumëllojshme, stola, ndriçim modern si dhe disa sipërfaqe ujore të shkallëzuara. Gjithashtu ky projekt krijon edhe lehtësira për trafikun pasi e kufizon atë pjesërisht në pjesën përpara xhamisë dhe e lehtëson atë në një rrugë të re përballë xhamisë dhe prefekturës. Nga kontrata e zbatimit të projektit studio fituese përfiton rreth 200 mijë euro. Vetë Michele Cro, i cili ka fituar me projektin e tij u shpreh se ky projekt është ndërtuar në bazë të një thjeshtësie dhe funksionaliteti që duhet të ketë ky shesh për Durrësin duke ruajtur traditën dhe ndërtesat aktuale të këtij sheshi, por njëkohësisht duke dhënë edhe një vizion modern të një qyteti evropian.