E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomenët e rinj të Olimpiadës

LONDER - Ye Shuwin, Rutta Meilutytte dhe Chad Le Clos, janë këta tre adoleshentët fitues të Londër 2012, tre emrat e rinj që kanë tronditur botën e notit me rezultatet e tyre. Më i freskëti është 19 vjecari afrikano jugor, i cili uli në gjunjë në garën e 200 metrave flutur dy perënditë e notit, Michael Phelps dhe Takeshi Matsuda me një rekuperim të jashtëzakonshëm në centimetrat e fundit që u finalizua nga një kërcim i pabesueshëm, i ngjashëm me atë që Felps kishte bërë katër vjet më parë në Pekin kur rrëmbeu medaljen e tij të tetë të artë.

Ishte kurorzimi I një ëndrre për adoleshentin afrikano-jugor, që pa idhullin e tij Michael Phelps të zvogëlohej krejt papritur në ujin e pishinës londineze. Në pod nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot, lot të ëmbël, nga ata që bëjnë të kuptosh se ëndrrat nuk janë thjesht një iluzion dhe ndodh që realizohen një ditë. Imazhi i tij i shkrirë mbi flamurin afrikano jugor është pasqyrimi më sublim i shpirtit të vërtetë olimpik. Ashtu si ai, një tjetër adoleshente, bëri të mësojnë emrin e saj një rruzull i tërë, pavarsisht se nuk e ka aspak të lehtë për t’ja shqiptuar. 15 vjecarja Rutta Melutite bëri atë që asjë lituanez nuk e kishte imagjinuar. Kur u paraqit në garë, prezenca e saj, në korsinë numër 4, ajo e favoritit kryesor të bënte të ishe skeptik, por lituanezja me kufje jeshile që në 50 metrat e para bretkosë la të kuptohej se mund të ishte ajo që mund të kafshonte arin në fund. Në krah kishte gjiganden e këtij stili amerikanin rebeka soni, por 15 vjecarja nuk e ktheu kurrë kokën, pa përpara drejt korsisë së saj, pa menduar se aty në finish do e priste historia. Kurrë më parë asnjë notare nuk kishte mundur të ngjitej në podin më të lartë në një moshë kaq të vogël. Nuk ka një emër të thjeshtë për tu kujtuar dhe kinezja Je Shuin, por bëni mirë ta fiksoni, sepse kinezja në dy konkurime ka thyer plot dy rekorde.

Në 400 metra të përzier bëri përshesh rekordin e Stefani price që konkuronte disa korsi më tutje, duke e thyer me 1 sekondë e 2 të qindtat. por më e pabesueshmja ishte se në 50 metrat e fundit garoi më shpejt me disa të qindtat se dy gjigandët e notit botëror të meshkujve, rajan lokte dhe majkëll felps. Hije dopingu u ngritën menjëherë mbi të, por kontrollet e nxorrën tërësisht të pasur. Skepticizmi për shpërthimin e një notareje të p[anjohur, e detyroi t’I nënshtrohej sërish kontrollit dhe para garës së 200 metrave të përzier, dhe rezultati…e pastër në analiza dhe kampione në pishinë, për më tepër me një tjetër rekord të rrëzuar, atë olimpik. 

(er.nu/supersport/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›