E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hatri që lë pa brekë Edvin krietarin

“Hatri të lë pa brekë, xha Alush”, i thoshin në fshatin tonë rojtarit të bostanit, mirëpo ku dëgjonte ai - njeriu njëmijëedyqind leksh - që shkonte shpesh në degën e brendshme për të bërë punën e ngarkuar. “Unë bëj punën time thoshte, shteti më paguan”. Ç’prej kujt kohe kishte filluar mekanizmi që solli dhimbje, në të vërtetë shpirti u çlirua nga gurëzimi i materies, që emërtohej “Dega e Punëve të Brendshm”, vetëm me rëniet e mureve në kontinentin plak, muri i fundit ishte në Tiranë. Si në një ritual të mësuar  mirë, rojtari i bostanit nuk harronte në kohën e re të kthehej çdo ditë nga DPB-ja. Askush nuk e kishte menduar se do ta kalonte pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi rrezimin e Murit, mirëpo rojtari shkonte tek sporteli, bënte kallzimin – psh, mbrëmë janë parë 5 te huaj në lagjen x etj, apo po hapen parulla për mungesën e bukës e të miellit në filan lagje. Polici i shërbimit i bënte një regjistrim kallzimit dhe e përcillte me buzëqeshje. Kaloi muaji, rojtari shkoi tek sporteli dhe pyeti: Kur do t’i marrim ne rrogat? Çfarë rroge? u befasua polici. Njëmijëedyqind lekshin! Akoma s’e ke kuptuar ti se është hequr, ishte dalja nga situata e policit. Po mirë, po këtë punë kush do ta kryejë? pyeti rojtari. Polici i shërbimit mblodhi supet. Vërtet, kush do ta kryejë këtë punë? Pyeti. Tre vjet më vonë, xha Alushi kishte marrë një libër në dorë dhe shkoi tek DPB-ja që i thoshin komisariat. Kam sjellë një libër të ndaluar, tha. Nxori librin dhe evidentoi pjesën ku shkruhej “Ina, ina, hiqi brekët”. Në 55 vjetët në truallin tim kam mbetur stoik por asnjëherë nuk themi brekët. “Ik meerru me ndonjë punë tjetër”, i thanë. Xha Alushi mori fletët dhe nisi të shiste fara. “Hajde fara, thosh, me ina-ina hiqi brekët”. Kur biznesi mori për lumë, xha Alushi bëri rezistencën e madhe. Gjeti ca foto nudo të kryetarit të PS dhe i mbështillte farat dhe i shiste me “hajde fara me kryetarin lakuriq”. “Edi, më thoshte, është burrë i vërtetë. Keni parë burra lakuriq? Psh, një kryeministri ne i pamë by..., por asnjërit të parmen e tij. Ja lexova dje një gazetë nga një shkrimtar shqipo, nga Tirana duhej të ishte derëziu. Dëgjo - thosh - më mirë nxirr organin seksual. Shiko shqipo shkrimtari, mos je gjë shok nate me atë që ka dalë lakuriq, në mos atëherë je shok krevati dysh mashkullor. Po kush e la pa brekë kryetarin thua ti?”. Po ku di unë xha Alush? Hatri, më tha, për hir të partisë doli lakuriq, bëri transparencë të vërtetë. Lakuriq me duar në xhepa, ose lakuriq me syze, merre si të duash. Më ckoqiste një poet që sa qe në fshat quhej rapsod, sa zbriti në qytet u quajt poet. Grupin polifonik të Lapardhasë e shpunë në Francë. Ishim disa grupe, na thanë, se janë njerëz të ikur nga bota. Ishin lakurecër. Ç’janë këta për Perëndi? pyetëm. Nudistë! Ja si kërkonte ai ckrimtari që thoshte se ishte nga Belgjika. S’kishim parë, të mëdhenj, të vegjël, lakurecër me flokë të gjatë. U ulën lakurec dhe morën në pqi fëmijtë, ndërsa na ndoqën këngët tona. Derisa të jem gjallë nuk besoj të kem tjetër rast të takohem me nudistët. Koncerti më i veçantë në botë. Ata ishin atje, të rrethuar dhe jetonin në bashkësinë e tyre nudiste, të palarë, zinin peshq nga lumi dhe jetonin atje si në një rezervat. “Pyeti njëher ti - më tha xha Alushi - mos ka qenë edhe krietari inë atje?.

Që t’i limitojmë gjërat: Nuk bëhet edhe këtu tek ne një rezervat me nudistë, diku andej nga Lura, ta zëmë? Se helbete, mund t’u hyjë në punë cave, si kryetari inë, shoku Edi?.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›