Nisin reshjet Shqipëria në dëborë, bllokohen dhjetëra komuna
Autori i Lajmit: Redaksia
Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore e për pasojë edhe bllokimin e dhjetëra komunave në veri e verilindje të vendit. Gjatë natës së djeshme janë kthyer ngricat nga temperaturat e ulëta. Ndërkohë që akset nacionale janë të gjitha të kalueshme janë izoluar komunat e thella në Kukës e Bulqizë.
Bulqizë
Reshjet e borës kanë rënë gjatë natës, ndërsa dje në mëngjes kanë pushuar, por temperaturat e ulëta dhe era e ftohte kanë formuar ngrica nëpër rrugë. Bora dhe ngrica ka izoluar banorët e fshatit Tërnovë. Mësohet se 90 banorët e këtij fshati nuk kanë mundësi të zbresin në qytet, pasi rruga që lidh fshatin e tyre me Bulqizën është e bllokuar nga bora trashësia e së cilës arrin deri në 70 centimetra. Brenda në fshat mësohet se trashësia e borës arrin në 30 centimetra. Në komunën Krastë të Martaneshit janë të izoluar nga bora 4 fshatra.
Pukë
Ngrica ka krijuar probleme në qarkullimin rrugor. Në aksi Pukë- Fushë Arrëz, në dishezën e Plepit qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricave. Vështirësi dhe në Qafë Mal. Burime nga policia bëjnë të ditur se punonjësit e ndërmarrjes së mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të hedhur skorie dhe kripë në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e makinave. Vetë shefi i qarkullit rrugor i Pukës po monitoron situatën. Vështirësi ka më shumë në lëvizjen e automjeteve të tonazhit të lartë. Reshjet e borës gjatë natës kishin bllokuar aksin Fushë Arrëz- Qafë Mali. Ndërhyrja e ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve ka liruar këtë aks.
Mirditë
Situata problematike është në fshatrat e thella të komunave të Fanit, Rrosh dhe Kaçinar, ku trashësia e borës arrin në 25- 30 cm. Mësohet se nuk ka bllokim të rrugëve nacionale të cilat mirëmbahen duke hedhur vazhdimisht skorie e kripë. Probleme në qarkullimin e automjeteve ka në autostradën Durrës- Kukës, në aksin Rrëshen- Fierzë, pikërisht në zonën e Fanit, ku shtresa akulli përbëjnë rrezik për lëvizjen e automjeteve. Sipas NEËS24 as Drejtoria e Rrugëve dhe as firma Bektel Enka nuk po marrin përsipër hedhjen e skorieve në rrugë.
Kukës
Vazhdon të jetë e bllokuar komuna Arrën, por probleme ka dhe në komuna të tjera të thella si Zapod, Grykë Caj. Policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes dhe të lëvizin me zinxhirë. Problematikë janë sidomos zonat në Zapot, Arrën, Aksi Kukës- Shishtavec i kalueshëm por me zinxhirë.
Shtabi i Emergjencave
Nuk ka probleme me energjinë
Shtabi i Emergjencave Civile konfirmon se nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike të zonave malore, por disa zona janë të izoluara. Kështu rruga e Dardhës dhe ajo e Voskopojë kanë patur probleme për shkak të terrenit të vështirë që ka penguar hapjen e shpejtë me borëpastruese. Reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi në akset rurale të zonave malore të Korçës. Aksi Korçë-Dardhë kalohet me vështirësi për shkak të trashësisë së dëborës dhe po punohet për hapjen e kësaj rruge. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Rrugëve Nacionale, të gjitha akset e tjera janë të kalueshme dhe nuk paraqesin probleme. Gjatë orëve të natës është punuar për të mbajtur të hapur rrugën që lidh Korçën me Pogradecin, pasi në Qafën e Plloçës trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm. Ky aks ka patur probleme për kalimin e mjeteve për dy orë deri dhe më pas është bërë edhe hapja e plotë e rrugës në segmentin Grabovicë-Plloçë.
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009