E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohet teatri Klan, transmetimi per here te pare HD Ilda Lumani

Sot ne mbremje ne televizionin "Klan" ne nje transmetim High Definition per here te pare, nisin netet 'live' te evenimentit muzikor "X Factor Albania"!

Pas muajsh te tere pune Teatri Klan vjen me nje skene te re, me nje teknologji ultra moderne qe do te inagurohet ne oren 21:00, kur ne te do te ngjiten 16 konkurrentet finaliste.

Spektakli do te vije nen regjine e Vera Grabockes dhe drejtimin e Alketa Vejsiut, ndersa skenografia eshte realizuar nga Gaetano Castelli dhe ndricimi Marcello Jazzeti.

Konkurrentet

Juria tashme ne rolin e mentoreve, me kategorite perkatese vjen pas provave te gjata, te cilat kane nisur prej dy muajsh. Pandi Laco do te prezantoje kater grupet: "Red Roses", "Focus", "X" dhe "Classic Boys". Vesa Luma prezanton kategorine mbi 23 vjec, Matilden, Besen, Lirijen dhe Geraldin. Juliana Pasha me kategorine e vajzave, Sheila, Xhesika, Festina dhe Savjana. Dhe Alban Skenderaj me kategornie djem, Arianit, Amarildo, Anxhelo dhe Kristo.

Te gjithe jane pergatitur mese miri per daljen e tyre te pare skenike, per te cilen kane qe ne muajin shtator qe e enderrojne dhe sot ne mbremje presin t'i japin jete gjithe emocion.

E emocionuar ka qene edhe vete prezantuesja Vejsiu, qe kete here rikthehet ne shtepine Klan me kete projekt te madh, te cilin e ka dashur prej kohesh. Aspak superticioze, por e rezervuar me fjalen, ajo kete here pret vleresimin e publikut, keshtu qe komentin e saj do te na e jape sot ne mbremje 'live'.

Pjesemarrja

Gjeografia e konkurrenteve eshte mjaft e larmishme. Ajo i ka thyer tashme kufijte adimistrative dhe ne skene do te sjelle personazhe nga: Tirana, Korca, Elbasani, Fieri, Shkodra, Gjirokastra, Kopliku, Dibra, Gjilani, Gjakova dhe Prishtina.

Te gjithe interpertimet do te shoqerohen me performanca te vecanta dhe cdo konkurrent ka nje miniregji te posacme. Ne kete eveniment muzikor eshte fjala e publikut ajo qe do te vendose per me te miret. Pierisht votimi do te behet permes mesazheve telefonike, te cilat do te anoncohen gjate spektaklit. Mbremja e sotme do te nise me sfiden e pare, nje nga konkurrentet do te lere garen.

Foto Reportazh

Gjithcka tashme eshte gati. Teatri "Klan" ka marre ngjyrat e "X Factor Albania" dhe do te mireprese cdo te diel 400 miq te muzikes dhe mbeshtetes te konkurrenteve, qe do te zgjedhin per ta ndjekur spektaklin nga salla. Fotot, qe ju sjellim shfaqin momentet e fundit te pergatitjes se stafit. Pikerisht, skenografi i njohur Italian, Gaetano Castelli eshte duke pare detajet e fundit te skenes se "X Factor Albania", ndersa drejtori i Fotografise, Marcello Jazzeti shfaqet ne proven e fundit me ndricimin. Kane qene provat e fundit, ndersa sot ne mbremje cdo gje eshte gati per te nisur nje gare te gjate ne nje transmetim per here te pare High Definition.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›