E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni “PI-PO”

Arben Malaj Thelbi i këtij fenomeni,  "pessimism in-pessimism out" ndoshta karakterizon më mirë politikën e sotme shqiptare. Ky fenomen Rrënjët e Violencës. "Pasuri pa punë. Dije pa karakter. Tregti pa moral. Shkencë pa humanizëm.Lavdi pa sakrifica.Politikë pa principe.M. K. GANDHI...nënkupton se ka momente në jetën shoqërore dhe politike të një vendi që mbisundohen nga pesimizmi. Pra duket se çdo zhvillim sjell pesimizëm dhe nga çdo zhvillim prodhohet po pesimizëm. Ky ambient pesimist ushqehet edhe nga agresiviteti politik, disa prej rrënjëve të tij mund të jenë të njëjta me ato që Gandi ka identifikuar shumë vite më parë rreth violencës shoqërore.Shqetësimi nuk qëndron në studimin e këtij fenomeni thjesht si një dukuri psikologjike e situatave të caktuara shoqërore, por tek efektet negative zinxhir ekonomike, sociale e politike që ai prodhon.Pesimizmi për shkak të zhvillimeve politike e shton pesimizmin në zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Ndaj është vërtetuar që, në situata politike të tensionuara apo të mbingarkuara negativisht, rriten këndvështrimet pesimiste për të ardhmen. Skepticizmi rritet, pasiguria rritet, sjellja konsumatore dhe investuese mbisundohet nga pritshmëria. Ekonomia ndjen ngadalësimin e saj, problemet sociale rriten, impakti negativ nga social dhe ekonomik rikthehet në pikën e nisjes, në përkeqësimin e zhvillimeve politike. Në këtë korrelacion është e qartë që një ambient ekonomik pesimist krijon gjithmonë kosto shtesë për sfidat politike të çdo vendi.Në kushtet kur vendi ynë duhet të kishte optimizëm në rritje, për shkak të disa mundësive konkrete historike të integrimit të tij, duhet të kishte shumë pak vende që fenomeni PI-PO të tentojë të jetë mbisundues në ambientin shoqëror, ekonomik dhe politik.Para pak ditësh, një biznesmen deklaronte se ky ambient konfliktual e pesimist i ka reduktuar shitjet me rreth 10-15%, një tjetër biznesmen deklaron se ndoshta është koha për ta riparë vendimin, nëse duhet të vazhdojë të rrezikojë duke investuar në vendin e tij, apo t'i orientojë investimet në një vend më të qetë. Opsionet konkurruese për të investuar në vende të tjera janë në rritje edhe për biznesin shqiptar. Ato duhet të jenë mundësi për të zhvilluar biznesin vendas, jo mundësi për të rialokuar investimet private nga vendi ynë në vende të tjera, thjesht për shkak të pasigurisë apo pesimizmit në rritje.Ngërçi aktual politik ka rritur pasigurinë, besueshmëria ndaj institucioneve të shtetit vazhdon rënien, besueshmëria ndaj politikanëve vazhdon të përkeqësohet, efikasiteti i institucioneve të shtetit bëhet gjithnjë e më i vështirë.Askush nuk mund të pretendojë se ky fenomen është tipik i shqiptarëve. Në të kundërt, jemi një popull ambicioz për të ardhmen tonë europiane. Ne jemi një vend që shpejtojmë për të fituar kohën e humbur. Ne jemi një vend me popullsi të re, një vend me popullsi dinamike, një vend me të rinj ambiciozë. Ne jemi një popull me shumë personalitete të suksesshme jashtë Shqipërisë, ndaj duhet të jemi një vend ku optimizmi duhet ta mundë pesimizmin.Agresiviteti politik ndoshta ka pjesën e luanit në fenomenin PI-PO. Grindjet e përditshme, lufta e përditshme e deklaratave dhe kundërdeklaratave, debati me epitete deri banale, eksportimi i grindjes nga brenda vendit drejt kancelarive dhe kryeqyteteve evropiane, duket se e ushqejnë deri në tejngopje pesimizmin. Ngushëllimi i vetëm është që ky fenomen të jetë sa më afatshkurtër dhe sa më i lokalizuar.Politika konfliktuale po prodhon përditë pesimizëm. Një politikë që prodhon pesimizëm, fillimisht i ndrydh shpresat dhe nëse vazhdon gjatë, ajo vret jo pak prej tyre. Një politikë me shpresa të ndrydhura apo të vrara është një politikë që i vetëprodhon dështimet e saj.Pesimizmi duhet të konsiderohet pengesa kryesore e politikës, misioni i së cilës mbetet ta krijojë shpresën, ta mbajë të gjallë në momente të vështira, ta rrisë shpresën çdo ditë, si aleaten e saj më të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›