Luan Rama: PS të largohet nga bojkoti
Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI, Luan Rama i bëri apel dje lidershipit të PS-së që të heqë dorë nga bojkoti dhe të tregohet i arsyeshëm në këtë moment historik për vendin. "LSI vazhdon të besojë se edhe lidershipi socialist do ta kuptojë që rruga e arsyes dhe jo e bojkotit është rruga që na çon në kontribute për procesin e liberalizimit të vizave dhe jo për ta penguar atë", u shpreh Rama. Përfaqësuesi i lartë i LSI-së tha dje, se kjo forcë politike i jep mbështetje të plotë Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.