E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqja e Edi Ramës nga kryetar Bashkie para zgjedhjeve, kushti që të justifikohet paralajmërimi ogurzi i ambasadorit amerikan për Revolucion Portokalli pas zgjedhjeve

Nga Kastriot MYFTARAJ
Paralajmërimi për Revolucion Portokalli të llojit ukrainas në Shqipëri, i bërë nga ambasadori amerikan Withers, ditën e diel është një gjë sa kuptimplote aq edhe e rëndë. Mesazhi diplomatik është i qartë derisa ambasadori Withers nuk hezitoi që të dilte në emisionin humoristik Portokalli në Top Channel, ku foli për Revolucion Portokalli, çka fiton një domethënie të qartë, po të mendojnë se diplomati amerikan doli pikërisht në mes të një skene ku imitohej ai vetë, duke treguar një përrallë ku qortohej Berisha, çka e kënaqte shumë Edi Ramën të pranishëm. Në Shqipëri, Revolucioni Portokalli precipiton në luftë si në vitin 1997, prandaj është një përgjegjësi e madhe të flasësh në këto terma. Ky veprim i ambasadorit amerikan mund të justifikohet vetëm me atë se amerikanët kanë të dhëna të sigurta se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri mazhoranca i ka të humbura dhe se Berisha planifikon t i manipulojë zgjedhjet për të siguruar edhe një mandat tjetër qeverisës. Në rast se është e vërtetë që amerikanët kanë të dhëna se Berisha kërkon të manipulojë zgjedhjet, atëherë dalja e ambasadorit amerikan në Portokalli duhet përshëndetur si një gjetje me vend, madje brilante diplomatike, e denjë për manualet diplomatike. Nesër, në rast se qielli i Tiranës do të portokallizohet nga plumbat, të gjithë do ta kujtojmë paralajmërimin e ambasadorit amerikan.
Në rast se ambasadori amerikan ka vepruar duke u nisur nga shqetësimi i Washingtonit, atëherë daljen e tij në emisionin Portokalli mund ta konsiderojmë një mision të Good office në raport me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Por ka një problem dhe ky qëndron tek Edi Rama. Edi Rama nuk po vepron si një lider, i cili ka sigurinë se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë mjaft që të krahasojmë sjelljen e Edi Ramës me ish-liderin e së majtës italiane, Valter Veltroni, të cilin Edi Rama e shikonte si model dhe si të ngjashmin e vet, për shkak se Veltroni kishte qenë kryetar i Bashkisë së Romës para se të bëhej lider i partisë më të madhe të së majtës italiane, si dhe për shkak se Veltroni dhe Rama kishin të njëjtin pasion për basketbollin (Veltroni është president nderi i Ligës së basketbollit të Italisë).
Veltroni, në prag të të parave zgjedhjeve parlamentare ku do ta udhëhiqte të majtën si kryetar partie, zgjedhjeve të 12-13 prillit 2008, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Romës, në mënyrë që ta vinte emrin i pari në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së vet. Veltroni dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Romës dy muaj para zgjedhjeve, në 13 shkurt 2008. Me këtë gjest Veltroni tregoi seriozitet në angazhimin e vet politik në krye të së majtës italiane, në zgjedhje. Veltroni mund të kishte hezitime se do t i fitonte zgjedhjet, megjithatë ai nuk e bëri veten, që kur e kapërceu Rubiconin e vet, të ruante një barkë shpëtimi në rast humbjeje. Veltroni me dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë para zgjedhjeve parlamentare tregoi se besonte tek fitorja dhe do të jepte gjithçka për të, duke mos mbajtur rezerva.
Në rast se Edi Rama do të besonte vërtet tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme, ai duhej të ndiqte shembullin e Veltronit dhe të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë, për ta udhëhequr PS-në në zgjedhjet e ardhshme si kandidat për kryeministër, emri i të cilit është i shënuar i pari në listën e kandidatëve të PS, në çdo qark, siç i takon kryetarit të partisë. Fakti që Edi Rama nuk do të veprojë kështu, nuk mund të justifikohet me frikën se Berisha mund t i manipulojë zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama duhet të urojë që Berisha ta bëjë këtë gjë, sepse në rast se ndodh kështu, atëherë do të justifikohet zbatimi i skenarit ukrainas të Revolucionit Portokallit. Në rast se Berisha do të manipulojë zgjedhjet e qershorit, atëherë reagimi ndërkombëtar do të jetë i tillë që Berisha nuk do të arrijë që të rrijë në pushtet më tepër se disa muaj, dhe në vjeshtën e këtij viti do të kemi përsëri zgjedhje. Kjo do të ishte një fitore e dyfishtë për Edi Ramën. Madje, dorëheqja e Edi Ramës paraprakisht nga posti i kryetarit të Bashkisë, për të qenë i pari në listën e kandidatëve të PS, do të shihej si prova përfundimtare se PS vërtet nuk ka hyrë në zgjedhjet parlamentare me dyshime se nuk mund t i fitojë ato edhe sikur të jenë të lira dhe të ndershme.
Që të besohet se shqetësimi i ambasadorit amerikan, tekefundit edhe i qeverisë që ai përfaqëson, është i sinqertë, duhet të Edi Rama të kishte dhënë dorëheqjen paraprakisht nga posti i kryetarit të bashkisë, me çka Rama do t i obligonte edhe më tepër ndërkombëtarët për t u angazhuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të jenë të lira dhe të ndershme. Derisa Edi Rama nuk jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë para zgjedhjeve parlamentare dhe ta marrë seriozisht rolin e vet si lider i PS dhe kandidat i saj për kryeministër në zgjedhje, atëherë paralajmërimi i ambasadorit amerikan për Revolucion Portokalli në Shqipëri fiton një kuptim tjetër. Ky kuptim tjetër është se ambasadori amerikan po i bën shantazh mazhorancës në pushtet që të lëshojë në zgjedhjet e ardhshme, në favor të Edi Ramës, duke pranuar që t i humbë vetë ato, nën kërcënimin amerikan për një rebelim të armatosur pas zgjedhjeve. Shkurt, ambasadori amerikan i bën presion Berishës që jo thjesht të pranojë humbjen e zgjedhje, por të veprojë në mënyrë që zgjedhjet t i fitojë Edi Rama, pra që PS të ketë mazhorancën e vetme në parlamentin e ardhshëm. Nuk përjashtohet që PS e Edi Ramës t i fitojë zgjedhjet e vetme, dhe në rast se i vidhet fitorja të ketë të drejtë të bëjë një Revolucion Portokalli, por dorëheqja e Edi Ramës para zgjedhjeve nga posti i kryetarit të bashkisë, do të ishte kushti që paralajmërimi i ambasadorit amerikan të mos ngjajë si një ultimatum për grusht shteti në rast se Berisha nuk kapitullon në zgjedhje.      
Kjo është një gjë shumë e rëndë, është atentat ndaj Kushtetutës, demokracisë dhe gjithçkaje të imagjinueshme. Me deklaratën për Revolucionin Portokalli ambasadori amerikan ka filluar fushatën elektorale në favor të Edi Ramës, në mënyrën më të dhunshme të imagjinueshme. Deklarata e ambasadorit amerikan është simptomë e panikut të Edi Ramës. Edi Rama tash ka vetëm një shqetësim, se mos humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në një mënyrë të qartë, dhe të pakundërshtueshme, kur nuk do të ketë çfarë të thotë. Këtu nuk e kam fjalën se zgjedhjet do t i humbë e majta në përgjithësi, por se në zgjedhjet do të humbë PS e Edi Ramës. Në këtë rast, Edi Ramës do t i duhej të ndiqte shembullin e Veltronit dhe, sipas statutit të PS, të jepte dorëheqjen. Këtë gjë Edi Rama nuk do që ta bëjë. Edi Rama kërkon që t i fitojë zgjedhjet në tavolinë, me anë të ambasadorit Withers.
Edi Rama e di se duke mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë para zgjedhjeve parlamentare, në kohën që do ta udhëheqë partinë e vet në këto zgjedhje, ai ka një kosto elektorale. Se në zgjedhje mazhoranca e sotme do të dalë me kandidatin e vet për kryeministër që është Berisha, blloku i udhëhequr nga LSI do të dalë me kandidatin e vet për kryeministër që është Ilir Meta, dhe që të dy do të jenë në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e ardhshme. Nëse Edi Rama do të jetë kandidati i PS për kryeministër, ai do të jetë i pari kandidat për kryeministër në historinë e politikës së vendeve demokratike, që nuk kandidon edhe si deputet. Kjo nuk është e detyrueshme, por është qartësisht mungesë respekti për parlamentin. Ky ekuivok i Edi Ramës sigurisht që do të influencojë tek një përqindje votuesish të së majtës, që të mos votojnë për PS, por për LSI.
Mosdhënia e dorëheqjes nga posti i kryetarit të Bashkisë, nga ana e Edi Ramës para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të jetë një provë e lakmusit për të treguar se a ka qenë vërtet kushtetuetshmëria, motivi i ambasadorit amerikan në angazhimin e tij kundër ligjit të lustracionit. Në rast se PS do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke pasur si kryetar, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, atëherë kjo përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke u nisur nga natyra e ligj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›