Si mashtroi Edi Rama shqiptarët me fotot nudo, duke gënjyer se i kishte bërë në vitin 1995

Fotot e Ramës, gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Tiranës
Këto dy ditë ndezën debatin e skandaleve seksuale të politikanit Pango, duke treguar se në politikë ka një standard përsa i përket skandaleve seksuale, largim nga politika, detyra apo dhe diskreditim publik. Në rastin e Pangos, qeveria mazhoranca distancoi veten e saj nga defiçenca e ish ministrit të saj të Kulturës, të përfshirë në këtë skandal seksual. Ndërkohë që opozita ditën e djeshme u hodh në sulm të organizuar kundër qeverisë për skandalin në fjalë. Por në fakt a ka moral opozita shqiptare të sulmojë mazhorancën kur në krye të saj ka një kryetar i cili është i implikuar në një tjetër skandal me fotot e tij nudo. Në opinionet e djeshme një pjesë e përfaqësuesve të opozitës ndante rastin e kreut të opozitës dhe të Ylli Pangos. Në rastin Rama, nudizmi i tij në plazhe konsiderohej jetë private, ndërsa rasti Pango konsiderohej skandal.Në fakt me botimin e fotove nudo politika e majtë i përdori politikisht publikimin e këtyre fotove duke akuzuar gazetën se ishte përdorur politikisht nga qeveria Berisha. Të majtët të dalluar për agresivitetin e tyre politik në vend ti kërkonin kryetarit të tyre dorëheqjen filluan duke u mburrur me fotot e kryetarit duke i konsideruar si modernizëm. Në asnjë vend të botës nuk kemi parë skandal si ai i kryebashkiakut Rama, por të majtët e kryesuar nga Rama u vërsulën në një sulm të shfrenuar kundër gazetës SOT, duke shfrytëzuar edhe shoqërinë e tyre civile, mediat dhe gjithë arsenalin e saj propagandistik të cilët kërkonin gjykimin dhe futjen në burg të njerëzve që botuan fotot e Edi Ramës. Por një tjetër skandal të cilin mediat e anashkaluan ka të bëjë më shumë me faktin që, Edi Rama në mënyrë të paturpshme mashtroi opinionin publik, kur tha se fotot e tij ishin bërë 12 vjet më parë në plazhet e Francës. I ndodhur në situatë të vështirë pasi pranoi faktin se kishte dalë nudo në këtë plazh publik nuk mund të anashkaloheshin kurrsesi nga Rama, i cili, i detyruar përballë reagimit negativ që i erdhi nga baza dhe bashkëpunëtorët e tij, u detyrua që më në fund të pranonte të vërtetën. Sipas Ramës, këto fotografi ishin bërë 12 vjet më parë, në një zonë në jug të Francës dhe ai ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij. Megjithatë, duke qenë se këto fotot i kushtojnë atij shumë politikisht, edhe reagimi i tij ka qenë politik, duke akuzuar rivalin e tij politik Sali Berisha si dhe rivalin e tij për Tiranën, Sokol Olldashi. Sipas Ramës, Berisha është aq neveritshëm saqë ndërhyn në jetën e të tjerëve dhe nuk respekton një histori dashurie njerëzore. Por në të vërtetë këto foto a i përkasin lakuriqësisë së Ramës në ato vite apo jo? Nga sa shikohet më poshtë në ilustrimin e fotove të Edi Ramës vihet re qartë se Edi Rama jo vetëm që nuk i ka bërë këto foto në vitin 1995, por i ka bërë gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie i Tiranës dhe kur bashkëjetonte me një tjetër personazh dhe jo me personazhin në foto. Nga fotot e mëposhtme po të vëmë re me vëmendje do të shikojmë se kryebashkiaku i Tiranës ka qenë shumë më i dobët dhe me flokë të gjatë, ndërkohë që në fotot nudo të botuara nga gazeta SOT, ky njeri ka qenë shumë më i shëndetshëm dhe me flokët e qethura shkurt. Pra Edi Rama gënjeu qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët kur ju tha se këto foto i kishte bërë 12 vjet më parë. Edi Rama këto foto i ka bërë jo më larg se në vitet 2003-2004 dhe i ka bërë në të njëjtën kohë që bashkëjetonte më një tjetër person. Nëse Ylli Pango kreu një skandal seksual, po ky kryebashkiak që del nudo në plazh i shoqëruar nga një femër e cila sot është anëtare e partisë më të re aleate e partisë Socialiste çfarë skandali seksual ka kryer. Pavarësisht se kryetari i një partie satelite që ka lëvizur sa te Berisha, Nano, Meta apo Rama, e konsideron çështje private nudizmin e Edi Ramës, po mashtrimin e Edi Ramës të bërë shqiptarëve gjatë atyre ditëve si e konsideron? Padyshim që është një mashtrim i hapur i një njeriu që del lakuriq në plazhet nudo dhe që gënjen shqiptarët të cilët pretendon ti drejtojë si kryeministër i vendit. Rasti Pango ishte një skandal i turpshëm i dënuar nga mazhoranca, por rasti Rama është një nga aktet më të paprecedentë në historinë e politikës shqiptare, ku përveç perversitetit të fotove nudo në një plazh publik, ka brenda dhe perversitetin e mashtrimit të një kombi të tërë në lidhje me vitin e fotove nudo. Këtë fakt, Edi Rama e di mirë ashtu siç di mirë edhe për foto të tjera dhe perversitete të cilat janë ende në xhiro dhe presin dritën e publikimit.
Last Updated on Friday, 06 March 2009 19:41