E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Rama: Qeveria ka nënvlerësuar fshatin

Turi, i PS “Dialog me Shqipërinë” për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ka vijuar në fshatin Dobraç. Gjate takimit me banorë të këtij fshati Rama ka premtuar një politikë ndryshe në emër të partisë që ai përfaqëson. 

SHKODER- Rrugëtimi i kryetarit të Partisë Socialiste në veri të vendit është ndalur edhe në fshatin Dobraç të Komunës Rrethinë. Bujqësia dhe zhvillimi rural janë në qendër të bashkëbisedimeve që Rama zhvillon me bujq e fermerë në këto zona. Çmimet e larta të farave apo pesticideve janë një nga arsyet e shumta që fermerët po vuajnë për mungesën e punimit të tokës dhe lënies së saj djerrë. Në dialogimin e gjatë që ata zhvilluan me kryetarin socialistë, shprehën shqetësimet e tyre, por edhe morën ide për daljen nga kjo situatë degradimi social ekonomik. Në një takim jo të zakontë në këto zona të njohura si të djathta, Rama është shprehur për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një zë të vetëm, përtej paragjykimeve të së shkuarës.
Politikat e ndryshme nga Partia Socialiste ka premtuar Rama për rigjallërimin e jetës, punës dhe rritjes së fitimeve me punë të ndershme në fshatin shqiptarë. Te gjitha këto konsultime në mbarë vendin i kanë dhënë Partisë Socialiste dhe ekspertëve të saj ide dhe sugjerime për të bërë një program të ri për nxjerrjen e fshatin shqiptarë nga gjendja ku është zhytur. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›