E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Luaj deri 40 vjeç

Alessandro Del Piero nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi italian ka thënë se do të vazhdojë të luajë deri në moshën 40 vjeçare, edhe pse i skadon kontrata me Juventusin në qershor të vitit të ardhshëm.

“Do të luaj deri në moshën 40 vjeçare. Nuk e di se ku do ta përfundoj karrierën, por dëshiroj ta mbyll atë në mënyrë pozitive”, deklaroi 37 vjeçari.

Ish përfaqësuesi italian i ka veçuar Roberto Baggion dhe Zinedine Zidanen, si lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur, kurse kundërshtarët më të vështirë i ka konsideruar Cannavaron, Nestën dhe Thuramin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›