E Diel, 1 Nëntor 2026

Fenomeni “komente” nga militantë të thekur socialistë e detyrimisht me kollare

Fenomeni komente qe vendoset pas çdo shkrimi më ngjall një ndjenjë neverie. Lexoja gazetën “Shekulli” dhe ca komente të saj pas çdo shkrimi online. Mendimi në përgjithësi shfaqet veç me fytyrën e vërtetë. A ka njeriu një emër dhe një mbiemër? A ka ai identitetin e tij? Sigurisht që i ka. Përse atëherë duhet të na shfaqen pas çdo shkrimi njerëzit me çorape në kokë? Kur lexoja komentet do të duhej t’i ndërprisja, sepse neveria ia kalonte çdo caku. As në një lokal homosh dhe as në një kafene të droguarish nuk besoj se gjenden komente të tilla. Sharje dhe shpifje pafund, lloj-lloj aludimesh e llojlloj teorish e fjalësh që besoj fjalori ynë nuk i ka. Të gjitha këto i hasa kur kishte shkrime për kryeministrin apo kongresin e PD. Këto fjalë të hedhura në një gazetë online nuk tregojnë vërtet realitetin sepse dihet kush fshihet pas tyre. Mesazhet “lexoni shkrimet dhe bëni komentet” ka qenë një ritual që përsëritet çdo ditë nga psikopatët me shkollë të cilët kanë mbushur radhët e opozitës me atë që shpesh quhet llum. Përse bëjmë pikërisht këtë aludim? A mundet pikërisht ai - që ka fjalor të ulët - njeri i rrugëve, i pijeve dhe i drogës, të përdorë kompjuterin dhe ç’është më e keqja të lexojë gazetat, atij që s’i bie ndërmend kurrë për politikë, të japë gjykime të këtilla? As që bie llafi se këto komente shkruhen nga njerëzit e rrugës. Këto komente më së paku shkruhen e nxirren nga militantë të selisë, duke përdorur fjalorin e rrugës. Administratori i kësaj gazete që përmenda shkruante se kishte fshirë për arsye etike disa komente. Përse lodheni kaq shumë, dërgoni mesazh tek e-mailet e militantëve me kollare dhe u thoni: “moderoni pak gjuhën se po bëheni si tualetet publike të Vlorës”? Dua të them se kur lexoj këto komente them se kanë  shpërthyer vërtetë ujërat e zeza dhe s’ka punëtorë që t’i bllokojë. Ku janë mbledhur gjithë ato kutërbime nëpër ato gjirize dhe derdhen lirisht nëpër media. është tjetër nivel e mendësi në medien perëndimore. Zotëri shfaqu me emrin tënd, jo si kokë-çorape! Anonimët që mbushin komentet nuk tregojnë asgjë. Pse janë pa identitet? Ballafaqohu me vlerat dhe sheshi e mejdani është sërish aty. Më kujtohet se ca vjet më parë në TV-të e Vlorës transmetohej një emision me këngë. Dërgohej 500 lekë dhe ai përmendte emrat që përshëndeteshin. Nuk kam parë një çmenduri të këtillë, kur me dërgesën prej 500 lekësh, kërkonin të përshëndetej deri Enveri e Ramizi, krejt sikur këto i shkruanin njerëzit e pushtetit. Kaq të neveritshëm u bënë këto emisione, saqë vetë televizionet i mbyllën.Imagjinoni se kush fshihej pas tyre? Vetëm disa emra. Besoj janë këta që tash kanë gjetur fushë veprimi tek komentet pas çdo shkrimi. Gjuhëtarët e komenteve të krijojnë përshtypjen se ata janë thjeshtë njerëzit me kollare që kanë dy standarde; atë të politikanit të mirë dhe kur vënë çorape në kokë, atë të anonimatit të shpifur, njeriut të rrugës dhe të urryer prej të gjithëve. A ka forma për t’u shmangur prej kësaj të keqeje? Vendosni emrin dhe mbiemrin, adresën e saktë dhe jo pseudonimet Dushani a Tarasi, që janë pjesë e një kohe të perënduar.  Shkruani komente por me parë identifikohuni me emër e mbiemër, sepse vetë ju keni një identitet në shoqëri e kudo. Koha e çorapefshehurit ka perënduar njëherë e përgjithmonë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›