E Diel, 1 Nëntor 2026

Sport, Lionel Mesi, futbollisti me i mire i vitit

ZYRIH- Pas “Topit të Artë”, Lionel Mesi fitoi edhe trofeun “Futbollisti më i mirë i Vitit”, që jepet nga FIFA. Në mbrëmjen “Gala” të zhvilluar të hënën në Zyrih, argjentinasi triumfoi ndaj Kristiano Ronaldos, Kakasë dhe dy shokëve të tij të skuadrës Ksavi e Iniesta. Trofeu ishte një mirënjohje për atë që konsiderohet futbollisti më i mirë i botës për momentin. Mesi arriti të fitonte 6 trofe me Barcelonën, duke shënuar në finalen e Champions League si edhe në atë të Botërorit të klubeve. “Ky trofe përfundon një vit të mrekullueshëm për Barcelonën, për shokët e mi të skuadrës dhe për mua”, tha Mesi pasi presidenti i UEFA-s Mishel Platini i dorëzoi trofeun “FIFA World Player”. Lionel Mesi ishte golshënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar, duke shënuar 9 gola, një prej të cilëve në finalen e Romës kundër Mançesterit. Po ashtu, ai realizoi golin e fitores në finalen e Botërorit të klubeve kundër Estudiantes. Për këtë çmim, që jepet prej vitit 1991, votojnë çdo vit trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare. (a.l/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›