Fenomeni/Meteorë mbi Rusi – dëme të shumta materiale dhe dhjetëra të lënduar
Qyteti Cheliabinsk, në pjesën jugore të Uraleve ruse, është goditur sot në mëngjes nga disa meteorë të cilët kanë ngjallur panik tek banorët
Qielli u ndriçua disa herë ndërsa spektakli ka qenë i garantuar.
Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të rënies se disa meteorëve. Ato thanë se situata që u krijua në atë moment ishte e frikshme. “Toka dridhej, xhamat e dritareve u thyen dhe gurët që binin mbi makina ndezën alarmet” - tha njëri prej tyre.
Shkëmbinjtë e hapësirës, që nisën të digjeshin me të rënë në kontakt me atmosferën, shkaktuan edhe dëme materiale ndërsa mediat vendase flasin për dhjetëra te lënduar.
Pamjet e marra nga kamera amatore tregojnë meteorët te cilët mund te shiheshin me kilometra larg.