E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia: Tubimi i paligjshem

Tepelene- Trupi gjykues ka shtyre per te katerten here radhazi zhvillimin e seances gjyqesore ne ngarkim te dy te rinjve nga rrethi i Tepelenes, te cilet dyshohen si organizatore te tubimit patriotik ne fshatin Toc, me 2 qershor 2008. Per shkak te mosparaqitjes se deshmitareve, Gjykata e Tepelenes ka shtyre zhvillimin e seances ne ngarkim te Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit, te cilet nga organet e drejtesise dyshohet se jane organizatore te tubimit paqesor, ne te cilin mes te tjerash u kerkua largimi nga detyra i prefektit Spiro Ksera dhe kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano. Te dy te rinjte ndiqen penalisht ne gjendje te lire, per vepren penale "organizim tubimi te paligjshem".

Nderkohe ashtu si edhe perpara disa ditesh, serish ne qytetin e Tepelenes eshte zhvilluar nje procesion patriotik ne mbeshtetje te dy te rinjve, Hasanbegaj dhe Halili. Shoqata te ndryshme atdhetare dhe patriotike kane organizuar nje tubim ne qender te qytetit, prane monumentit te Ali Pashe Tepelenes. Ne kete tubim kane qene te pranishem edhe deputeti Spartak Ngjela dhe drejtuesi i grupimit G 99, Erjon Veliaj. Oratoret te cilet e kane marre fjalen, kane kerkuar shpalljen te pafajshem te dy te rinjve. Ngjela kerkoi qe Gjykata e Tepelenes te mos vazhdonte me gjyqin qe ai e cilesoi "te paguar". "Ka edhe nje kryetar bashkie ne Himare, qe kerkon te na mesoje historine me rrecka. Por shume shpejt ne Himare do te organizojme nje tubim te madh, per t'i treguar vendin", ka pohuar deputeti. Me pas pjesemarresit ne kete tubim kane marshuar me flamuj kombetare ne duar ne drejtim te Gjykates se Tepelenes, ku zhvillohej edhe seanca e radhes.

Seanca ndaj Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit eshte shtyre edhe dje per te vijuar ne daten 11 shkurt. Gjate procesit jane thirrur per te deshmuar te kerkuarit nga prokuroria, mes te cileve dhe ish-shefi i Komisariatit te Tepelenes, Nikolin Thana. Por nje pjese e tyre nuk jane paraqitur ne seance, ndersa mesohet se ish-kryepolici eshte shprehur se tubimi i te rinjve ka qene i paligjshem, pavaresisht qellimit te veprimit te tyre. "Per arsyes sigurie kjo kerkese nuk u miratua nga ana jone", tha Thana. Ne sallen e gjyqit ka deshmuar edhe punonjesi i policise se zones se Krasit, Besnik Begaj. Sipas tij. megjithe paralajmerimet e vazhdueshme te policise per mos ta zhvilluar tubimin, i cili ishte pa lejen e Komisariatit te Tepelenes, protesta u zhvillua. Avokati i dy te rinjve, Xhaferr Mece, kerkoi nga trupi gjykues te pezulloje ceshtjen, pasi te pandehurit nuk kishin kryer asnje veper penale.

"Jemi krenar per veprimin e 2 te rinjve"

Drejtuesi i grupimit G 99, Erion Veliaj ka pohuar se "keta dy djem na bejne shume krenare, une nuk kam qene kurre me krenar sesa te kem dy miq te mire qe i njoha sot, qe na kane bere krenar, jo vetem mua por te gjithe ne". Duke vleresuar aktin e dy te rinjve, Veliaj u shpreh gjithashtu se ndihej pesimist per menyren se si po qeveriset vendi. "Si ka mundesi, ata qe shkaktuan "Gerdecin" ku vdiqen 26 njerez, nuk gjykohen, nuk ka gjyq per ata, nuk ka kater seanca per ata, nuk ka nje ndjekje serioze te ligjit per ata, ama ka kater seanca gjyqi per keta djem", tha ai.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›