"Presidenti dhe kryeprokurorja te penalizojne prefektin"
"Ka ndodhur nje gje e cila duhet te ndodhte prej kohesh", iu eshte drejtuar te pranishmeve ne tubimin e Tepelenes, deputeti Ngjela. "Kam kenaqesine dhe nderin e madh, qe te mbroj ketu, dy te rinjte patriote. Nuk eshte e rastit qe sot po degjojme injorante qe kerkojne te na thone se Gjergj Katsrioti Skenderbeu ka qene Jorgo, te na thone se Gjon Kastrioti ka qene Ivan, te na fshijne nga kujtesa historike Ismail Qemalin se na paska tradhtuar ceshtjen turke, te na heqin nga skena Naim Frasherin se "Histori e Skenderbeut" te tij i ngre shume shqiptaret", ka pohuar Ngjela. Sipas tij keta dy te rinj, treguan qe kurre nuk mund te vije nje harrese e tille. Madje Ngjela shkon me tej, duke kerkuar nga kreret e shtetit qe zyrtaret vendore te vihen para pergjegjesise. "Une prandaj kam ardhur, t'i perkrah dhe ne te njejten kohe i drejtohem Presidentit te Republikes, Prokurores se Pergjithshme, qe te filloje procesin penal kunder prefektit Ksera, ne menyre qe te vendose dinjitetin ne vend, sidomos te kesaj treve e cila nuk ka pasur kurre lidhje me te huajin, po ka qene simbol i rezistences shqiptare ne shekuj".