E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh shinat e hekurudhes, pranga per here te dyte

Durres- Hajdutet nuk kursejne as shinat e hekurudhes ne aksin Tirane-Durres. Policia e Durresit ndaloi diten e djeshme 33-vjecarin Dritan Roci, i denuar me pare per vepren penale te "vjedhjes". Burime zyrtare thane se arrestimi u be per arsye se, ne dhjetor te vitit 2008, ne lagjen numer 4, prane Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhave, ne bashkepunim me persona te tjere, ka vjedhur material hekuri, nje aks vagoni dhe nje pjese shasie. Sasia e hekurit sipas hetuesve shkon ne 2360 kilogram, qe u bllokua ne cilesine e proves materiale. Prokuroria e Durresit ka regjistruar procedimin penal, per vepren penale te "vjedhjes se kryer ne bashkepunim". Dyshohet se me pas, kjo sasi hekuri do te shitej per skrap. Drejtoria e Stacionit Hekurudhor te Durresit, eshte bere shpesh objekt sulmesh nga hajdutet qe synojne materiale hekuri, duke mos kursyer as shinat e hekurudhes.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›