Digjet kati i trete i "Riviera"-s
Durres- Nje hotel tre katesh ne Durres eshte perfshire nga flaket ne rrethana ende te paqarta, ndersa dyshohet se shkak eshte bere nje shkendije elektrike. Per fat te mire ne katin ku ka rene zjarri nuk ka pasur asnje klient, nderkohe qe kati i trete eshte shkrumbuar plotesisht. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30, ne hotel "Riviera", lagjja numer 14 ne Durres. Zjarri eshte konstatuar ne fillim nga personeli, ndersa eshte njoftuar menjehere edhe reparti zjarrfikes. Ne vendngjarje kane mberritur dy zjarrfikese, te cilat kane mundur te neutralizojne flaket, si dhe te vene ne kontroll situaten brenda pak minutave. Grupi hetimor i mberritur ne vendngjarje pohoi se, pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e nje shkendije elektrike, kurse demet materiale sipas administratoreve te hotelit, shkojne ne dhjetera milione leke. Policia ka marre deshmite e punonjesve dhe drejtuesve te subjektit.
E.A.
E.A.