Malazezet: Duam status ne Kosove
Perfaqesues te banoreve malazeze ne Kosove u kerkojne institucioneve shteterore te Kosoves te kene trajtim te barabarte me komunitetet e tjera qe jetojne ne republike. Qeveria e Kosoves ka shprehur gatishmerine per krijimin e kushteve dhe te drejtave te barabarta edhe per malazezet qe jetojne ne Kosove. Qeveria e Malit te Zi ka mirepritur gatishmerine e Republikes se Kosoves per te zgjidhur ceshtjet akoma te hapura ndermjet dy shteteve. Gjate nje debati me temen "Pozita e malazezve ne Kosove", ku pervec zyrtareve nga Mali i Zi moren pjese dhe perfaqesues te Qeverise se Kosoves dhe mekanizmave nderkombetar qe veprojne ne vend, u diskutua per gjendjen aktuale te banoreve malazez qe jetojne ne Kosove si dhe per te ardhmen e tyre ne shoqerine kosovare. Duke aluduar ne poziten e banoreve malazez ne Kosove, ceshtje kjo per te cilen zyrtare te Malit te Zi, kohe me pare kishin shprehur pakenaqesite e tyre duke kerkuar qe banoret malazez ne Kosove te kene statusin e pakices. "Nuk duhet te kete dyshim se mbase ceshtja me e ndjeshme eshte pikerisht kjo, e drejta kushtetuese per gjendjen e bashkesise malazeze ne Kosove dhe krijimi i kushteve per kthimin e te zhvendosurve nga Kosova, qe do te thote krijimi i kushteve per nje paqe afatgjate dhe stabilitet ne rajon", shpjegoi qendrimin e tij nenkryetari i Kuvendit te Malit te Zi, Rifat Rastoder. Kryetari i Shoqates se Malazezeve te Kosoves, Sllobodan Vujacic, eshte shprehur se malazezet duan te marrin pjese ne ndertimin e shtetit te Kosoves, por per nje gje te ketille, sipas tij, eshte e domosdoshme qe atyre t'u kthehet e drejta kushtetuese te cilen dikur e kane pasur. "Koha eshte qe te mos na identifikoni me bashkesine serbe apo me cilendo bashkesi tjeter, sepse ne kete menyre merrni pjese ne asimilimin e nje bashkesie dhe shnderrimin e saj ne nje tjeter, qe eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves", tha Vujacic, duke theksuar se, "koha eshte te kuptoni se ne kemi emrin dhe mbiemrin tone dhe nuk pranojme te jetojme nen emrin e dikujt tjeter". Sipas tij, Qeveria e Republikes se Kosoves e ka per detyrim t'i mbroje nga pretendimet asimiluese. "Pergjegjesine me te madhe per gjithcka cfare po ndodh dhe cfare do te ndodhe ne te ardhmen, do ta kete pikerisht Qeveria e Republikes se Kosoves dhe popullata shumice", theksoi ne qendrimin e tij Kryetari i Shoqates se Malazezeve te Kosoves. Mali i Zi se bashku me Maqedonine e ka njohur shtetin e Kosoves ne tetor te vitit te kaluar. Aktualisht, te dyja vendet jane ne procesin e perpjekjeve per hapjen e ambasadave ne Prishtine dhe Podgorice.