Ferdinad Xhaferri: Kodi zgjedhor krijon standarde dhe cilësi në zgjedhje

Ferdinand Xhaferri, deputet i PD-së i ftuar në Ora News foli rreth kodit zgjedhor, mosdekretimit të tij nga ana e Presidentit si dhe situatës brenda PD-së. Xhaferri e konsideroi kodin elektoral si një kod me standarde e cilësi në zgjedhje. "Qeveria ka vendosur disa standarde si në paga dhe pensione, në mënyrën si administrohen të ardhurat, në projektet e infrastrukturës, në rrjetet energjitike po ashtu edhe në kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor është standard dhe cilësi në zgjedhje."Për herë të parë, sipas deputetit të PD-së mud të flitet për transparencë të lartë edhe për opozitën sa i përket çështjes zgjedhore. " Sistemi aktual zgjedhor ishte propozim opozitës, dhe të gjitha procedurat u bënë nga përfaqësuesit. Kemi një proces që i ofron opozitës tranparencë dhe akses në zgjedhje", u shpreh ai.Lidhur me mosdekretimin e Draftit për Kodin Zgjedhor nga ana e Presidentit, Bamir Topi Ferdinand Xhaferri deklaroi se" Nuk ka pasur vullnet të mirë nga ana e Presidentit Topi sepse ai nuk u përpoq të bënte një konsultim konsultim paraprak". Deputeti i PD-së nënvizoi se Topi mund të ftonte bashkëkrytarët e Komisionit për Kodin Zgjedhor apo kryetarët e komisionit të ligjeve që të diskutonin për këtë vendim."Bëhet fjalë për një ballafaqim të nenit 9 ,", shtoi Xhaferri ", për një mosrespektim afat, por në fakt për një vit e gjysëm afatet nuk janë zbatuar edhe për raste të tjera. Kodi sjell gjithëpërfshirje. Presidenti duhet të mbështesë ekuilibrat politikë dhe jo ti lëkundë ato.", shtoi ai.Sa i përket marrëdhënieve mes Presidentit dhe Partisë Demokratike Xhaferri deklaroi se "Periudha e Presidentit ka treguar se ne nuk kërkojmë president të mazhorancës, por President të ekuilibrave politike. Mazhoranca sillet në mënyrë institucionale me presidentin dhe punët mund të rregullohen shumë mirë nëse edhe nga ana e tij do kishim të njëjtën gjë", përfundoi Ferdinand Xhaferri.