E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pone: Nëse Rama nuk paraqitet në interpelancë, do kërkojmë largimin e tij

Grupi i këshiltarëve bashkiakë ka kërkuar një interpelancë ndaj kyetarit të Bashkisë, ku kërkohet të jepen sqarime përse nuk u kryen festime nga ana e bashkisë së Tiranës, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.Ferdinad Pone, kryetari i këshilltarëve bashkiakë për PD-në është shprehur se :"Grupi i këshilltarëve ka vendosur se në rast se Edi Rama nuk do paraqitet në interpelancë, atëherë këshilltarët do të propozojnë shkarkimin e Ramës nga detyra e kryebashkiakut". Ndërkohë që edhe zyra për mbrojtjen e konsumatorëve ka dalë duke kërkuar interpelancë ndaj Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›