Lodra do ratifikojë Protokollin e NATO-s

Në datë 10 dhjetor Anglia do të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Kjo ka qenë siguria që ka marrë Kryeparlamentarja Topalli prej Mbretëreshës Elizabeta e Dytë gjatë vizitës së saj në Angli. Ndërkohë që protokollin mes Shqiperisë dhe NATO-s e ka ratifikuar edhe Franca.Gjatë kësaj vizite Topalli ka qenë e ftuar nderi e Kryetarit të Dhomës së Komunëve të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Martin. Ai e ftoi zonjën Topalli të merrte pjesë në mbledhjen konfidenciale të forumit më të lartë të vendimarrjes të Dhomës së Komuneve. Mbledhja ku ishte e pranishme Kryetarja e Kuvendit është një nga më të rëndësishmet për Parlamentin Anglez, i cili duhet të vendosë sesi do të veprojë Dhoma e Komuneve rreth çështjes më të nxehtë politike në Britani, arrestimin disa orësh të para diteve të një deputeti dhe hyrjen e policisë në parlament, një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë njëmijëvjeçare të Parlamentit Britanik. Më tej Kryetari i Parlamentit i rezervoi zonjës Topalli nje takim te veçante, ku dy homologet diskutuan për sfidat me të cilat përballet parlamentarizimi në vende me demokraci të reja si Shqipëria apo me demokraci të konsoliduara shumë shekullore si Britania e Madhe. Martins dhe Topalli theksuan se kontaktet më të shpeshta si në nivel kryetarësh apo nivel komisionesh parlamentare i shërbejnë frymës së bashkëpunimit midis dy parlamenteve për shkëmbimin e pervojave dhe në intres të forcimit të miqësisë. Në këtë kontekst, Martin ftoi kryetaren Topalli për një vizitë zyrtare dhe u shpreh se do te ishte i kenaqur të priste Topallin pas pak muajsh në Londër.