E Diel, 1 Nëntor 2026

Fergi: Jemi të turpëruar, rezultati më i keq në karrierë

Blutë fituan 6-1 ndaj Junajtidit me tre gola të mbërritur në minutat e fundit dhe Aleks Ferguson, në mënyrë jo të zakontë, ka akuzuar mbrojtësit e tij me eksperiencë për këtë humbje të thellë. “Kartoni i kuq ishte si një vrasje për ne”, tha Ferguson për Sky Sport. “Ne po sulmonim edhe kur ndeshja ishte 4-1 dhe një rezultat i tillë do të thoshte se nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Ata po na sulmonin gjithnjë 3 kundër 2. Nuk do ta besoja kurrë se me eksperiencën e Rios Ferdinandit dhe Patris Evras diçka e tillë do të ndodhte,” shtoi trajneri i Mançester Junajtidit.

Në fund, Ferguson tregoi edhe atmosferën që mbizotëronte në dhomat e zhveshjes së Junajtidit. “Mbizotëron ndjenja e turpit në dhomat e zhveshjes. Edhe unë jam i shkatërruar. Nuk mund ta besoj këtë që ndodhi. Është rezultati më i keq për mua. Edhe kur kam qenë lojtar nuk mbaj mend që të jem mposhtur ndonjëherë me rezultatin 6-1”, përfundoi deklaratën e tij Sër Aleks Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›