E Diel, 1 Nëntor 2026

Wolfsburg shkarkon McClarenin

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 19:25

Steve McClaren nuk është më trajner i Wolfsburg. 49 vjeçari e ka paguar shtrenjtë humbjen me rezultat 1:0 nga Hannover, gjatë fundjavës që shkoi, në Bundesliga gjermane.

Pas largimit të trajnerit anglez, momentalisht, pozita e trajnerit i është besuar ndihmësit të tij të deritashëm, Pierre Littbarski.

Këtë sezon, Wolfsburg po kalon momente të vështira në elitën e futbollit gjerman. Tash, ish kampioni gjerman ka mbetur edhe pa sulmuesin kryesor, Edin Dzeko, i cili gjatë janarit iu bashkua Manchester Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›