E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 19-të e Premier League

Edhe pse koha e keqe vazhdon te shkaktoje probleme ne zhvillimin e kampionatit Premier League angleze është i vetmi ne Evrope qe vazhdon te luhet, duke mbajtur gjalle emocionet e te apasionuarve pas futbollit. Ne javën e 19 janë anulluar dy takime Blekpul - Liverpul dhe Everton - Birmingam, por paketa Tring ka njoftuar se i ka zëvendësuar këto sfida me ndeshjet Bolton WBA dhe Blekburn Stok Siti, te cilat i bashkëngjiten përballjeve te ditës se sotme te orës 16:00 Man Utd - Sanderland dhe Njukase - M. City si dhe Aston Vila - Totenhem ne oren 18:30. Përpara supersfides se vitit Arsenal - Çelsi qe zhvillohet ditën e hëne, Mancester United ka mundësi te thelloje diferencën ne 5 pike ndaj topçinjve ne rast te një fitoreje ndaj djemve te Stiv Brus, qe nga ana e tyre po zhvillojnë një sezon fantastik, duke u renditur ne vend te 6-të ne renditjen provizore . Ne fazën e pare te dy skuadrat janë ndare ne një barazim pa gola. Një sfide emocionuese pritet te jete edhe ajo mes Njukasell dhe Mancester City. Skuadra e Mancinit dështoi një jave me pare te merrte kreun pas humbjes ne shtëpi me Everton, ndërsa Njukasell i vendit te tete barazoi ne shtëpi me skuadrën e fundit ne renditje Uest Hem 1-1. Aston Vila përballe një nga skuadrave me ne forme te momentit Totenhem mbyll javën e 19 për ditën e sotme. Situata është mjaft e vështire ne kampin e vendasve ne një start aspak pozitiv ketë sezon. Ne te kundërt një fitore e londinezeve e afron ketë skuadër edhe me shume ne luftën për titull.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›