E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Do të kualifikohemi

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se ekipi i tij do të kualifikohet në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, përkundër barazimit në shtëpi me Benfican. United ka nevojë për një pikë ndaj Baselit në ndeshjen e fundit për të ecur përpara.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë në Basel. Mirëpo, unë besoj në ekipin tim. Ndoshta Benfica mund të fitojë ndaj Otelulit dhe të përfundojë e para, por ne duhet të fitojmë po ashtu në stilin tonë. Sigurisht, në fazën tjetër do na priste punë e vështirë, pasi kundërshtarë mund të kemi ekipe si Inter, Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munich”, deklaroi trajneri skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›