Sot Fa Cup ne Tring

Do te zhvillohen sot katër takimet e mbetura te turit te trete te Fa Cup, nga te cilat, dy sfida do te transmetohen drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne Tring. Ne orën 14:30, djajtë e kuq te Manchester United do te përballen me Liverpool, i cili sot ne "Old Trafford" do te drejtohet nga trajneri i ri, Kenny Dalglish, pas largimit te Roi Hoxhson. Pritet një përballje interesante për vete faktin se si do te paraqiten te kuqte tashme me nje trajner te ri. Ne Fa Cup, te dy skuadrat janë përballur 15 here ku Manchester United ka fituar ne 8 përballje dhe ka barazuar 4 takime. Te dy skuadrat janë përballur edhe ne 2 finale te Fa Cup, te dyja te fituara nga djajtë e kuq. Por një sfide emocionuese pritet te jete edhe ajo e orës 17:00, ku trajneri suedez i Leister, Sven-Goran Eriksson, do te përballet me ish-skuadrën e tij qe ka drejtuar ne sezonin 2007-2008 Manchester City, por edhe me ish-futbollistin qe ka patur, tashme drejtues, Roberto Mancinin. Ndërkohë, dje paketa Tring transmetoi 5 ndeshje, ku sigurisht rezultatet surprize ishin barazimi i Lids ne Emirates, 1-1, përballë vendasve te Arsenal dhe eliminimi i Newcastle nga Stevenage, 1-3, ne fushën e këtyre te fundit.
Shpërndaje