Dinamo, skuadra e tre kontinenteve

Dinamo mëshiron më së miri përcaktimin një skuadër kozmopolite, apo globale, apo dhe një ekip “tre-kontinental”. Te kampionët në fuqi aktivizohen, duke përjashtuar lojtarët shqiptarë, futbollistë nga shtete që i përkasin Europës, Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Dinamo u prezantua gjatë pjesës së parë të këtij sezoni me Lukas Malarkanen (Argjentinë), Esteban Garsian (Argjentinë), Nestor Martinenan (Argjentinë), Georges Amburet (Gabon), Nuredin Orelesi (Nigeri) dhe Marko Putinçanin (Serbi).
KLANI EUROPIAN
Dikur te blutë mbizotëronin lojtarët kroatë, madje Dinamo ka pasur në drejtimin e saj tre trajnerë nga Kroacia: Luka Bonaçiçin, Ivan Kataliniçin dhe Zllatko Daliçin. Në formacionin me të cilin Dinamo fitoi titullin e sezonit 2007-2008, pikërisht me trajnerin aktual Ilir Daja, kanë qenë jo pak por katër lojtarë kroatë: Pejiç, Graniç, Vinçetiç dhe Bodrusiç. Tashmë te Dinamo e sotme, janë jo pak por tre lojtarë serbë: Marko Putinçanin, Mlladen Bërkiç dhe Milovan Miliç. Interesant është fakti se te Dinamo që fitoi titullin në sezonin 2001-2002 lojtari i vetëm i huaj ishte ukrainasi Sergei Romanshin.
KLANI AFRIKAN
Afrikanët kanë qenë gjithmonë të preferuar te Dinamo, madje disa prej lojtarëve të huaj më në zë te blutë kanë qenë nga “kontinenti i zi”. Me 18 herë kampionët kanë luajtur senegelazët Pape Diop, El-Haxhi Gudjabi, nigeriani Abraham Aleçenu, ndërkohë që tani në radhët e bluve janë gabonezi Amburet dhe nigeriani Orelesi.
KLANI AMERIKANOJUGOR
Lojtarët nga atdheu i Diego Armando Maradonës kanë ardhur me shumicë. Shumë prej tyre janë pjesë e historisë së Dinamos, ndërkohë që për disa të tjerë jeta ka qenë e shkurtër. Argjentinasi Rafael Soza (aktualisht te Skënderbeu) ndihmoi Dinamon të fitonte titullin e fundit nën drejtim e Shkëlqim Muçës. Në fakt, ardhjen e lojtarëve argjentinas e stimuluan trajnerët nga ky vend që kanë drejtuar blutë: Pedro Pablo Paskuli, Ramon Kabrero, Marselo Havier Zuleta dhe së fundi Luis Manuel Blanko. Dinamo ka pasur në radhët e saj dhe bolivianë dhe peruanë.
Skënderbeu, streha e të huajve
Skënderbeu ishte skuadra me më shumë të huaj në pjesën e parë të sezonit aktual. Te korçarët u aktivizuan Vlado Markoviç (Bosnjë-Hercegovinë), Ivan Joliç (Bosnjë-Hercegovinë), Luko Biskup (Kroaci), Davor Bratiç (Kroaci), Borçe Ristovski (Maqedoni), Eftim Aksentiev (Maqedoni), Butrint Vishaj (Austri/Kosovë), Mladen Bërkiç (Serbi) dhe Rafael Soza (Argjentinë).
18 kombësi të huaja në Shqipëri
Të paktën 18 kombësi lojtarësh të huaj kanë luajtur në Shqipëri. Europa prezantohet me lojtarë nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Gjermania, Franca, Anglia, Holanda, Italia. Amerika e Jugut prezantohen nga lojtarë nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Kolumbia, Peruja. Amerika e Veriut me lojtarë nga Mekiska. Afrika ka pasur futbollistë nga Kameruni, Kongo, Gana, Nigeria, Senegali, Zambia.
Patrice Abanda
Seth Ablade
Abraham Alechenëu
Alfredo Rafael Sosa
Kemal Alomeroviç
Robert Alvizh
Augusto Andaveris
Leëis Aniëeta
Shpëtim Babaj
Marko Bashiç
Daniel Alejandro Bertoya
James Boadu
Dario Bodrushiç
Richard Bokatola
Goran Brajkoviç
Mate Brajkoviç
Mladen Brkiç
Bruno Barbosa da Encarnaçao
Jorge Francisco Casanova
Kristijan Çaval
Ruben Cecco
Mario Antonio Romero
Obi Ikechukëu Charles
Percy Colque
Marin Con
Cristian Andres Campozano
Anton Dedaj
Nicolás Delmonte
Albaye Papa Diop
Hasim Đokoviç
Alban Dragusha
Ndubuisi Egbo
Néstor Emanuel Moiraghi
François Endene
Anicet Eyenga
Pape Niokhor Fall
Edin Ferizoviç
Hernan Fernández
Abade Narcisse Fish
Flavio Beck Junior
Herby Fortunat
Igor Gal
Esteban Garcia
Gilson Jesus da Silva
Sasho Gjoreski
Dejan Godar
Altin Grboviç
Miliam Guerrib
Sead Hadzhibuliç
Semir Hadzhibuliç
Nedim Haliloviç
Mauricio Hanuch
Genc Iseni
Abdullahi Ishaka
Ismaila Jagne
Milosh Jevdeviç
Igor Joksimoviç
Uashington Galvao Junior
Pëllumb Jusufi
Nikola Karçev
Fitim Kasapi
Noel Kaseke
Zoran Kastel
Lek Kcira
Abdoulaye Khouma Keita
Zoltán Kenesei
Ibrahima Kone
Pece Korunovski
Miloslav Kousal
Lucas Malacarne
Juan Carlos Marinjo
Toni Meglenski
Dragan Miçiç
Vukadin Milunoviç
Predrag Mirçeta
Goran Miroviç
Laurent Mohellebi
ZHeljko Mrvaljeviç
Petar Mudresha
Ahmed Mujdragiç
Adin Mulaosmanoviç
Ismet Munishi
Cristiano Muzzachi
Nima Nakisa
Ilir Nallbani
Danilo Nikoliç
Przemyslav Norko
Charles Ofoyen
Ibezito Ogbonna
Samuel Okunovo
Jorge Oropeza
Alejandro Palladino
Branko Panic
Pero Pejiç
Diomedes Penja
Darko Periç
Toni Pezo
Lutz Pfannenstiel
Aleksandar Popovski
Jurica Puljiz
Marko Putinçanin
Kenan Ragipoviç
Blazho Rajoviç
Zekirija Ramadan
Delain Sasa
Jean Neves da Silva
Leandro Gil Miranda da Silva
Félicien Singbo
Ognjen Shinik
Aleksandar Sreçkoviç
Bernard Tchoutang
Leandro Teofilo Santos Pinto
Maximiliano Timpanaro
Marijan Tomashiç
Tony da Costa Pinho
Oscar Luis Vera
Goran Vinçetiç
Daniel Zaccanti
Suat Zendeli
January Zyambo
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 10 Janar 2011