E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Proçes i qetë zgjedhor

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, kanë diskutuar sot për gjendjen aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për proçesin e mbajtjes së zgjedhjeve.

Thaçi ka vlerësuar se proçesi ishte i qetë dhe në përputhshmëri me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, shprehu vlerësimin se aspektet e sigurisë të zgjedhjeve janë trajtuar mirë.

Thaçi dhe De Marnhac kanë rene dakord për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Misionit EULEX, në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit dhe avancimit të proçeseve zhvillimore në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›