E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho përkrah Leonardon

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 09:55

Jose Mourinho ka bërë të ditur se është në kontakt të shpeshtë në Leonardon dhe i ka uruar sukses trajnerit të ri të Interit. Strategu portugez ishte kritik ndaj Rafael Benitezit, por ka mendim tjetër ndaj pasardhësit të spanjollit.

“Vetëm dua që Inter të fitojë, për futbollistët, për presidentin Massimo Moratti dhe për tifozët që të jenë të lumtur”, tha trajneri i Real Madridit, i cili sezonin e kaluar me Interin fitoi Ligën e Kampionëve, Scudetton dhe Kupën e Italisë.

“Kam marrëdhënie të mira me Leonardon, edhe kur ai ishte në drejtim të Milanit dhe ishim kundërshtarë, andaj paramendoni se si jemi tani kur ai është trajner i njërit prej klubeve të mia më të dashura”, tha Mourinho.

“Bisedoj shpesh me Leonardon dhe ai e di se më ka në ulësen e pasme, duke i dërguar mendime pozitive. Ai është atje, me kapacitetin dhe përvojën e duhur për të arritur sukses. Jam i qetë dhe shpresoj që ai dhe Inter mund të kenë një tjetër sezon pozitiv sikur ai që pata unë në edicionin e kaluar”, përfundoi ‘Special One’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›