E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Kemi humbur shumë raste


Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se ai ishte i kënaqur me atë që pa nga lojtarët e tij në filim të sezonit të ri në Premier Ligë , pas fitores prej 3-0 ndaj Newcastle United.

"Ne kemi humbur shumë raste, mendoj se Berbatov është dashur të shënonte tre ose katër gola tjerë, por paraqitja e tij ishte e shkëlqyer".

"Mendoj se tri pikët janë gjithmonë të rëndësishme në ndeshjet si vendas. Mendoj se për pjesën më të madhe të ndeshjes ne ishim në kontroll të saj, pasimi ynë ishte i mirë dhe ishte paraqitje tepër e mirë", tha Fergie duke lëvduar më pas paraqitjen e veteranëve Giggs dhe Scholes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›