Ferguson: Makeda, një talent i madh
Një kontratë e re për Frederiko Makedën, i cili ka firmosur një rinovim me Mançester Junajtid deri në 2014. 18-vjeçari sulmues italian, që shpërtheu sezonin e kaluar me dy gola radhazi kundër Aston Vilës dhe Sandërlendit, mbërriti në "Old Trafford" në verën e vitit 2008, i marrë nga Lacio. "Jam shumë i lumtur për kontratën me Mançester Junajtid, komenton Makeda. Viti i kaluar ishte shumë i mirë dhe shpresoj që këtë vit të bëj më shumë për të ndihmuar skuadrën". Po aq i kënaqur është edhe Aleks Ferguson: "Makeda është një talent i madh".