"Nuk do të kthehem sërish në Bundesligë"
Është mjaftueshmërish e qartë që nuk do të përfshihem në një aventurë tjetër në Bundesliga". Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut, Jurgen Klinsman, flet në emër të tij dhe të stafit të tij për të hedhur poshtë zërat që lidhen me një rikthim të mundshëm në një kampionat, që mundet të mos jetë Bundesliga. Pra asnjë hipotezë për Shtutgartin, klubin që sapo ka konfirmuar besimin për trajnerin Markus Babel. Klinsman është prononcuar për "RTL", ku ka komentuar ndeshjet e botërorit të ardhshëm në Afrikën e Jugut 2010.