Juve-Inter, Murinjo përsërit skenarin e një viti më parë
U ndeshën vetëm një vit më parë, por duket sikur ka një jetë. Shumë gjëra kanë ndryshuar në përballjen Juventus-Inter. Ibrahimoviç, "tradhtari" i "Calciopoli"-t nuk do të jetë i pranishëm. Ashtu sikurse Ranieri, njeriun që Murinjo e cilëson si "shtatëdhjetëvjeçari që nuk ka fituar asgjë". Flokët e teknikut portugez janë rritur dhe thinjur. Ferrara, që një vit më parë drejtonte të rinjtë, tashmë rrezikon të mbyllë sezonin me Juventusin. Edhe pse shihej si një betejë jashtë dhe brenda fushës, përballja ndërmjet bardhezinjve dhe zikaltërve po përgatitet në qetësi të plotë. Në Vinovo dhe Apiano Xhentile tensioni është i dukshëm, por për momentin situata është e qetë, pa fjalë dhe pa "shigjetime" të ndërsjella. Në sfidën e luajtur një vit më parë, Murinjo u paraqit në konferencën për shtyp në prag të takimit, pas pesë ditëve heshtje për shtyp. Një tjetër koincidencë është edhe çështja "Baloteli", që ka shpërthyer tek Interi.