E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, në ankth për Rikardo Kaka

Rikardo Kaka po ndjen shqetësimin në ije dhe do të mungojë në ndeshjen e "La Liga"-s të shtunën kundër Almerias. Është në dyshim paraqitja e tij në sfidën e Champions League kundër Olimpikut të Marsejës, të programuar për të martën e ardhshme. Sipas "Marca"-s ka vendosur të ndalet për t‘u rikuperuar më së miri nga shqetësimet e ndjera në fund të ndeshjeve me Kombëtaren braziliane. Tani objektivi i Realit, që ka një plan rikuperimi, është ai i rikthimit të tij në fushë për ndeshjen ndaj Marsejës, ku ata do të luajnë mundësitë për kualifikim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›