E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim për faullin me dorë të Henrisë

Komisioni disiplinor i FIFA-s do të hapë një hetim mbi episodin e faullit me dorë të Tieri Henri në Francë-Irlandë, "playoff"-it të eliminatoreve në Botërorin 2010 për Europën. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i FIFA-s, Josef Blater. Henri rrezikon një skualifikim. Hapja e një hetimi mbi Henrin, autorin e një faulli me dorë në rastin e golit të Gallas, që shpëtoi kualifikimin e Francës në sfidën ndaj Irlandës, është njoftuar nga presidenti i FIFA-s, Blater, në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të Federatës Ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›