E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet sportive: Skandali përfshin edhe Spanjën

Hija e kombinimeve rrezikon të minojë edhe hegjemoninë e futbollit spanjoll. Skandali i basteve, i etiketuar kështu nga gazetat më të mëdha të Europës, i nisur nga një hetim i policisë gjermane dhe që në një kohë të shkurtër është përhapur në vendet te Europës Qendrore (Zvicra, Sllovenia, Austria, Kroacia, Bosnja, Hungaria), duket se ka prekur edhe Ligën spanjolle. RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) ka bërë të ditur dje se tashmë është hapur një hetim disiplinor në lidhje me disa futbollistë të federuar, të cilët luajnë në kampionatet kombëtare dhe të dyshuar për vënien e basteve në lidhje me ndeshjet në të cilat ata merrnin pjesë vetë. Kjo çështje është hapur pas një informacioni të shpërndarë nga UEFA, e cila po ndjek evoluimin e skandalit. Qëllimi i tyre është të ndëshkojnë ata që janë pjesë e "kancerit të futbollit" dhe Komitetit i Federatës së Futbollit, i ka dorëzuar fashikullin Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me hapjen e një procesi penal. Në komunikatën RFEF nuk bëhet asnjë referim në lidhje me lojtarët e përfshirë, por sipas përshkrimeve të së përditshmes "El Pais", duket se tashmë do të kemi të bëjmë me një çast nga ku pritet të dalin edhe rezultatet përfundimtare. Por skuadra e Las Palmas nuk ka heshtur dhe në listat e saj të botuara në internet risjell emrat e lojtarëve të përfshirë dhe të ndeshjes së inkriminuar, me qëllimin për të saktësuar se këta futbollistë nuk bëjnë pjesë në skuadrën e parë. Bëhet fjalë për Havier Suarez (Ejea i ardhur vitin e kaluar nga Granada), Mario Gomez (tani në radhët e Alkornas, por që vitin e kaluar ka luajtur në radhët e Kordoba), Huan Karlos Çeballos (Kordoba), Raul Luça (Amposta), Francisco Medina, Piti‘ (Rayo Valekano), Havier Monteis (Tarrasa), Lopez Vallejo (Real Saragosa). Ndeshja e dyshuar është mes Las Palmas dhe Rajo Valekano, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Tani çështja është përhapur në shumë vende të Europës, por duhet pritur ende deri në dhënien e një vendimi përfundimtar për këtë çështje, ku përfliten se janë përshirë edhe shumë skuadra në kampionatin spanjoll, të cilat sipas tyre kanë bërë edhe një nga shtytjet kryesore për nisjen e këtij hetimi në këtë vend, para marrëveshjes me dy palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›