E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Ndarja eKosovës, opsion nëqarqe ndërkombëtare

PRISHTINE-Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic ka deklaruar se ka "shumë njerëz" nga komuniteti ndërkombëtar të cilët janë të mendimit se "ndarja e Kosovës mund të jetë një nga opsionet".

"Ka gjithnjë e më shumë njerëz në qarqet ndërkombëtare të cilët e shohin se projekti i imponimit të pavarësisë së Kosovës ka rënë në vështirësi dhe se është e domosdoshme të gjendet ndonjë zgjidhje kompromisi. Shumë prej tyre konsiderojnë se ndarja mund të ishte një nga opsionet", ka thënë Jeremic për gazetën "Veçernje novosti".
Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës së Hagës dhe rezolutës së KB, Serbia ka bërë përpjekje të mëdha diplomatike për të bindur sa më shumë vende për pikëpamjet e saj të "drejta". Ai thotë se kjo ka qenë periudha më vështirë e betejës diplomatike që nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
"Me gjithë pritjet e përhapura se do të çojmë duart dhe si pasojë e tërheqjes sonë do të ndodhin me dhjeta njohje, nuk jemi dorëzuar dhe kjo ka dhënë rezultate", ka thënë Jeremic për gazetën "Veçernje novosti".
Sipas tij, numri i vogël i njohjeve, si dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, është "indikator kyç" i suksesit të Serbisë nën rrethana të vështira.

(d.b/QIK/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›