E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Ronaldo nënshkrimi më i mirë i dekadës për United


Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh Cristiano Ronaldon si nënshkrimin më të mirë të dekadës.
"The Sun" shkruan se Ferguson e ka lavdëruar anësorin e Real Madridit, Ronaldo, duke e 'etiketuar' atë si nënshkrimin më të rëndësishëm të dekadës së kaluar. Menaxheri ka reflektuar mendimin e tij i bazuar vetën në 10 vitet e fundit të punës së tij në klub.

"Ronaldo ishte fantastik. Thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët e mirë është vështirë për t'u zëvendësuar", ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›