Bici: Shpërblimi i Romela Begajt brenda 2 ditësh
Vasil Bici, drejtor i Sporteve në MTKRS i ftuar në "Ora News" tha se peshëngritësja Romela Begaj do të marrë shpërblim për lojrat e Pescara-s brnda dy ditësh. Ai bëri me dije se vendimi është ekzekutuar dhe brenda 2 ditëve paratë do të shkojnë në destinacion. Bici theksoi se Begaj ka marrë 10 milionë lekë të vjetra për kampionatin në Rumani si dhe 5 milionë lekë të vjetra për ushqime për vitin 2009-të.