Ferguson: Rooney njësoj si legjendari Pele

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e ka krahasuar sulmuesin Wayne Rooney me legjendën braziliane, Pele. Trajneri skocez e ka bërë këtë krahasim të lojtarit të tij me futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve, duke mos harruar të theksojë se sulmuesi anglez ka ende karrierë të bujshme përpara.
“Nëse e shikoni Pelen, për shembull, ai ishte sulmues mjaft agresiv, siç është edhe Rooney. Ata janë të njëjtë në disa mënyra, si në fuqi, shpejtësi dhe vendosmëri”, theksoi Ferguson. Menaxheri i “Djajve të Kuq” i bëri këto komente pasi trajneri i Benficas, Jorge Jesus, kundërshtar i ekipit të tij në Ligën e Kampionëve, thoshte se Rooney ka elemente të stilit të lojës së futbollit të Amerikës së Jugut.
“Nuk pajtohem këtu, mendoj se Wayne është tipik lojtar britanik. Kishte lojtarë me kualitete të ngjashme në të kaluarën si Paul Gascoigne, George Best, Bobby Charlton apo Denis Laë, që ishin lojtarë të mëdhenj. Rooney ka kurajë të madhe, dëshiron të luajë gjithmonë dhe ka qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Këto janë veçori ekstra, përveç talentit që ka”, vazhdoi ai.